Flash

Dalin dokumentat, agjenti i Sigurimit kandidat për organet e drejtësisë

Lapsi.al 23 January 2018
Dalin dokumentat, agjenti i Sigurimit kandidat për organet e

Dokumentat që implikojnë kandidatët e shoqërisë civile për organet e drejtësisë (KLP dhe KLGJ) janë publikuar nga Partia Demokratike.

Nga dokumenti më lart provohet se Kozma Jano, kandidati për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ky person, në vetëdeklarimin për lidhje me ish sigurimin, e ka mohuar një fakt të tillë, kur është deklaruar me “Jo”.

Nga dokumentat del se Kozma Jano është rekrutuar kur ka punuar në Portin e Durrësit në vitin 1977 nga operativi Sefer Alikaj. Ka pasur qëllim agjenturën brenda policisë. Është bashkëpunëtor (informator) i Sigurimit. Katela model 2 e tregon këtë.

Po ashtu, me vendimin nr.13, datë 19.4.1996 (nr.10 i vendimit), komisioni "Mezini", i ka ndaluar kandidimin në emër të subjektit politik Partia e Unitetit Kombëtar (vendimi bashkëlidhur)

Në foton më lart, duke se Kozma Jano fakton kandidimin në 2011 për Partinë Komuniste në Lushnjë.

 

1. Vërtetimi nga Drejtoria e Tatimeve se kandidati Sokol Lamaj rezulton me gjoba për mospagesën e kontributeve të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetëspre 20 mijë lekë.

2. Deklarimi I ONM se Andi Muratej dhe Alfred Ballaj duhet të skualifikohehsin nga Parlamenti për mospërmbushjen e kritereve dhe mungesën e integritetit të lartë moral që duhet të ketë një anëtar I KLP.

3. Deklarimi I ONM që vë në dukje angazhimin shumë të lartë politik të Ilir Pandës.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI