Flash

Bisedimet Shqipëri-Greqi, Lubonja: Ka mungesë transparence. Pakti detar çështja më e rëndësishme

Lapsi.al 23 January 2018
Bisedimet Shqipëri-Greqi, Lubonja: Ka mungesë transparence. Pakti

Analisti Fatos Lubonja ka folur për bisedimet e fundit mes Shqipërisë dhe Greqisë, në përpjekje për t'i dhënë zgjidhje problemeve të mbartura ndër vite. I ftuar në News 24, Lubonja është shprehur se ka një mungesë transparence sa i përket këtyre bisedimeve, ndërsa cështja më e nxehtë sipas tij është marrëveshja për detin.

Ka ankesa për mungesë transparence dhe në Greqi dhe në Shqipëri ka protesta. Mendoj se do ketë një përparim për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Pastaj se kush fiton dhe kush humbet është çështje tjetër. Mos harrojmë se në të dy krahët ka një qasje nacionaliste dhe politika ka frikë nga nacionalizmi. Në Shqipëri çështja e detit u kontestua nga socialistët dhe përsëri ruhen dhe çështja është komplekse dhe ka nevojë për një lloj racionaliteti.

“Greqia ka çështjen e detit më tepër problem dhe ka disa ankesa për minoritetin. Çështja tjetër që ka Greqia për këtë çështjen e varrezave, ku ka mungesë transparencë. Pala shqiptare ka më tepër problem çështjen e luftës dhe ligji ka mbetur si një relikë dhe mendohet se do hiqet tani.

Çështja më kryesore është çështja e detit dhe për këtë mund të zgjidhet me anë të ekspertëve të paanshëm. Për çështjen e varreve ka paqartësi sepse këtu ka shumë varreza, por kjo nuk mendoj se është problem.

Edhe çështja e çamëve instrumentalizohet. Çështja çame duhet të trajtohet me gjakftohtësi. Unë mendoj se çështjet mesa vendeve mund të zgjidhen me një lloj arbitri ndërkombëtar” tha Lubonja.

Të këshilluara

Moti, nesër përgatituni për acar

Fillimi i kësaj jave ka nisur me mot të kthjellët dhe të ftohtë, por gjatë ditës së nesërme meteorologët kanë parashikuar rënie të mëtejshme të temperaturave. S...

17:37

2019 vit vendimtar për Ballkanin Perëndimor

Parlamenti Europian do të njihet më 6 shkurt me strategjinë e zgjerimit të unionit përmes një raporti që titullohet “Perspektiva e vërtetë e zgjerimit në Ballka...

16:52

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI