Flash

Zbulohen eshtrat e para të ushtarëve grekë në Tepelenë (FOTO)

Lapsi.al 22 January 2018
Zbulohen eshtrat e para të ushtarëve grekë në Tepelenë

Në Dragot të Tepelenës janë zbuluar eshtrat e para të ushtarëve grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore. Foto është siguruar nga Report Tv. Aty duket numri i identifikimit të ushtarit, i cili nga shkrimi në italisht thuhet se është grek, ç’ka lë të kuptohet se është varrosur nga italianët.

Gërmimet po ndiqen nga një komitet i përbashkët shqiptaro-grek. Nisja e gërmimeve ishte pjesë e zbatimit të marrëveshjes mes dy vendeve, pas negociatave Bushati-Kotzias në Kretë dhe Korçë.

Në dhjetor të vitit 2017, qeveria shqiptare miratoi vendimin për gërmimet dhe gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë, vendim i cili u përshëndet nga Athina zyrtare. "Mendoj se ligji zbatues i miratuar nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, më 13 të këtij muaji, dhe që u bë i njohur dje, me anë të të cilit zgjidhen çështjet e varrezave të ushtarëve dhe oficerëve grekë që ranë në luften italo-greke, është një hap i madh për atë që themi në mënyrë metaforike ‘qetësimin e shpirtit të të rënëve’, por është gjithashtu një hap besimi mes dy vendeve tona", deklaroi ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI