Flash

Skandali në Fier/ Policia rreh protestuesit për të mbrojtur grabitësit

Lapsi.al 22 January 2018
Skandali në Fier/ Policia rreh protestuesit për të mbrojtur

Disa pamje dhunë të egër policore janë shpërndarë sot nga “Nisma Thurje” ku shikohen banorët e fashatit Vërri në Fier të keqtrajtuar nga forcat e rendit. Ata ishin ngritur për të protestuar kundër ndërtimit të një impianti të djegjes së plehrave që sipas shumë specilistëve e dëmton rëndë mjedisninë zonën e tyre dhe shpërndan në ajër element kancerogjenë.

Shqetësimi i banorëve të kësaj zone bëhet edhe më i mprehtë kur vetë autoritete shqiptare e kanë pranuar se shteti nuk disponon resurset e nevojshme për kontrollin e dëmeve që inceneratorët që do të ngrihen shkaktojnë në mjedis. Madje edhe në kontratën e investitiorëve të Integrated Technology Waste Treatment me qeverinë shqiptare parashikohet që të jetë firma koncesionare ajo që do të kontrrollojë dëmet që do të shkaktojë në natyrë.

E gjithë kjo situatë që tashmë ka futur në lojë edhe policinë si një shkop gome që në vend që të mbrojë qytetarët mbrron grabitësit me anë të koncesioneve përbën një skandal të vërtetë.

Tashmë nga disa media dhe nga opozita janë hedhur dyshime të forta se inceneratori i Fierit është një histori e pastë korrupsioni. Për të qeveria i ka akorduar plot 28 milion euro, një grupi klientësh të saj që fshihen pas emrit të Klodian Zotos (lexo profilin poshte/Lapsi.al). Kompania e tij i ka fituar këto para pa një tender të hapur ndërkombëtar, pa garë dhe çuditërish ajo ka “dalë fituese” edhe për të ndërtuar incerenatorin e Elbasanit dhe Tiranës. Prej kohësh në mediat e pa blera nga arkitetkëtët e kësaj afere ( Dy televizionet më të mëdhenjë në vend i kanë kushtuar kronika të gjatë pozitive këtij rasti) është denoncuar fabula flagrante e administratës shqiptare që ka marrë 9 vendime brenda një dite për ti shërbyer ndarjes së parave të inceneratorëve. Por skandali nuk ka mbaruar me kaq.

Ndërkohë që kompania Technology Waste Treatment ende nuk ka marrë lejen e ndërtimit asaj i janë disbursuar 6 milionë Euro nga taksat tona me sa duket për t’i ndarë si rryshfet sipas pretendimeve të opozitës (lexo poshte akuzat). Pra, pasi i ka dhënë një klienti të saj rreth 170 milionë euro pa garë dhe pa tender ndërkombëtar siç e parashikon ligji, pasi i ka dhënë atij paratë për Fierin ende pa filluar punë, pasi i i ka lënë dorë të lirë të jetë i pakontrollueshëm për efektin që do të ketë djegja e plehrave në mjedis, Sot qeveria Rama ka vënë edhe policinë të rahë dhe të keqtrajtojë banorët e Vërrisë, që kanë guxuar të ngrenë zërin kundër këtij skandali. Duke e përdorur policinë si mjetin e një shteti që pasi të vjedh tenton të të mbyllë gojën edhe nëse guxon të ngresh zërin ndaj kësaj.©Lapsi.al

 

https://www.facebook.com/thurje/videos/708576482684856/

Të këshilluara

Ben Blushi tërhiqet nga politika

Pas mosmarrëveshjeve me Mimoza Hafizin, Ben Blushi themeluesi i LIBRA, tërhiqet nga drejtimi i kësja partie. Ai e ka bërë publik këtë vendim përmes një letre pu...

14:42

A mund të luftohen me ligj lajmet e rreme?

Raphawl Hadas-Lebel PARIS – Si mund ta luftojnë shoqëritë prurjen e informacionit të rremë, shpesh herë të fabrikuar, që vërshon nëpër internet dhe përmes me...

18:19

Mediat dhe Fejsbuku, fundi i një dashurie

Nga Franklin Foer Mark Zuckerberg lëvizi me shpejtësi, dhe në pak kohë shkaktoi një pështjellim të madh. Ka tronditur botën e gazetarisë, duke reduktuar në më...

16:53

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI