Flash

Raporti/ 1% e të pasurve kapi 82% të të gjitha pasurive të krijuara në vitin 2017

Lapsi.al 22 January 2018
Raporti/ 1% e të pasurve kapi 82% të të gjitha pasurive të

Më shumë se 8 dollarë për çdo 10 dollarë të pasurisë së krijuar vitin e kaluar shkuan për 1% të më të pasurve.  Kjo është ajo çfarë rezulton nga një raport i ri i Oxfam International, i cili vlerëson se 50% e popullsisë së botës nuk panë rritje të pasurisë. Oxfam thotë se trendi tregon se ekonomia globale është anuar në favor të të pasurive, duke shpërblyer të pasuritë në vend të punës.

"Bom-i” i miliarderëve nuk është një shenjë e një ekonomie të lulëzuar, por një simptomë e një sistemi të dështuar ekonomik", tha ëinnie Byanyima, drejtore ekzekutive e Oxfam International. Kreu i grupit argumentoi se njerëzit që "bëjnë rrobat tona, ndërtojnë telefonat tanë dhe rrisin ushqimin" po shfrytëzohen për të pasuruar korporatat dhe super të pasurit. Studimi, i cili publikohet përpara Forumit Ekonomik Botëror në Davos, u prodhua duke përdorur të dhëna nga Regjistri i Pasurisë Globale të “Credit Suisse”.

Raporti gjithashtu nxjerr në pah efektet e dëmshme të pabarazisë gjinore me të dhëna që tregojnë se më shumë burra janë pronarë të tokave, të aksioneve dhe pasurive të tjera kapitale sesa gratë. Pabarazia në rritje ka qenë një temë e rëndësishme në Davos për vite me rradhë. Oxfam tha të hënën se është koha që elita globale të mos flasë për pabarazinë dhe të fillojë të ndryshojë mënyrat e saj.

"Është e vështirë të gjesh një udhëheqës politik apo biznesi i cili nuk thotë se ata janë të shqetësuar për pabarazinë. Është edhe më e vështirë për të gjetur një që po bën diçka për këtë", tha Byanyima. "Shumë prej tyre në mënyrë aktive i bëjnë gjërat më keq duke rritur taksat dhe duke hequr të drejtat e punës", shtoi ajo. Oxfam tha se qeveritë duhet të përqëndrohen në politikat që do të çonin drejt një shpërndarjeje më të drejtë të pasurisë dhe drejt përfocimit të të drejtave të punëtorëve.

Këto mund të përfshijnë futjen e pagës së jetesës, mbështetjen e sindikatave të punës dhe trajtimin e diskriminimit gjinor. Qeveritë gjithashtu duhet të trajtojnë shmangien e taksave dhe të vendosin kufizime mbi kthimet e aksioneve dhe pagës për ekzekutivin, tha Oxfam. Grupi argumenton se kompanitë nuk duhet të japin dividendë për aksionerët përveç nëse paguajnë punëtorët e tyre më mirë. Oxfam tha gjithashtu se politikat tatimore duhet të përdoren për të reduktuar pasurinë ekstreme. /CNN

Të këshilluara

Ben Blushi tërhiqet nga politika

Pas mosmarrëveshjeve me Mimoza Hafizin, Ben Blushi themeluesi i LIBRA, tërhiqet nga drejtimi i kësja partie. Ai e ka bërë publik këtë vendim përmes një letre pu...

14:42

A mund të luftohen me ligj lajmet e rreme?

Raphawl Hadas-Lebel PARIS – Si mund ta luftojnë shoqëritë prurjen e informacionit të rremë, shpesh herë të fabrikuar, që vërshon nëpër internet dhe përmes me...

18:19

Mediat dhe Fejsbuku, fundi i një dashurie

Nga Franklin Foer Mark Zuckerberg lëvizi me shpejtësi, dhe në pak kohë shkaktoi një pështjellim të madh. Ka tronditur botën e gazetarisë, duke reduktuar në më...

16:53

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI