Flash

Puigdemont drejt Danimarkës, në Spanjë kërkohet sërish arrestimi i tij

Lapsi.al 22 January 2018
Puigdemont drejt Danimarkës, në Spanjë kërkohet sërish

Mbërritja e ish-presidentit katalanas, Carles Puigdemont, në Danimarkë nxiti një përpjekje të re të Prokurorit të Përgjithshëm të Spanjës për arrestimin e tij.

Presidenti i përmbysur i rajonit më të pasur spanjoll që kërkoi me ngulm pavarësinë nga Spanja vitin e kaluar, udhëtoi drejt Kopenhagenit për të zhvilluar atje një diskutim mbi situatën në Katalonjë.

Gjykata e Lartë e Spanjës e rrëzoi fletarrestin e lëshuar në muajin dhjetor, por pas zhvillimit të fundit, zyra e Prokurorit paraqiti kërkesën që një mandat i tillë të lëshohet sërish.

Puigdemont rrezikon të përballet me akuzat e rebelimit, separatizmit dhe shpërdorimit të fondeve publike. Një padi e tillë bart në vetvete mundësinë e dënimit me maksimumin 30 vite burg.

Kryetari i Parlamentit të Katalonjës, ndërkohë, e ka propozuar sërish Carles Puigdemontin si president të rajonit.

Të këshilluara

Spekulimet/ Kush e vrau Oliver Ivanoviç?

Pas atentatit kundër politikanit të njohur serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç spekulohet mjaft për autorët. Vetë politikani ka folur disa herë për kërcënimet e eks...

09:40

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI