Flash

Protesta e prindërve i jep fund kurseve shqipe në shkollën e Kretës

Lapsi.al 22 January 2018
Protesta e prindërve i jep fund kurseve shqipe në shkollën e

Një ditë pas përurimit të dy kurseve të mësimit të gjuhës shqipe nga shoqata e emigrantëve shqiptarë në Hania të Kretës, një grup nxënësish dhe prindërish greke kërkuan ndalimin e menjëhershëm të çdo veprimtarie shqiptare në shkollë.

Megjithese përurimi u zhvillua në klimë mjaft pozitive, me flamujt e dy shteteve pranë njëri-tjetrit apo me femijët të cilët kënduan sa greqisht dhe shqip, disa persona kanë shpërndare foto nga aktiviteti duke keqinformuar banorët, nxënësit dhe prindërit e gjimnazit të parë “Eleftheriu Venizelu’ në Hania.

Sipas tyre në shkollë janë vendosur krahë njëri-tjetrit flamuri grek dhe ai shqiptar, gjë që ka provokuar zemërimin e banorëve. Nxënësit kanë bërë grevë para shkollës dhe mësimi rifilloi vetëm pasi u ndalua zhvillimi i orëve të gjuhës shqipe.

Teper te zhgënjyer nga ky reagim janë shprehur drejtori grek Stelios Zervakis dhe banore emigrante shqiptarë për reagimin e një pjese të komunitetit vendas. Në Greqi sot funksionojnë 16 kurse të mesimit plotesues të gjuhës shqipe, ndërsa vitet e kaluara numri i tyre shkonte në 20, ndersa Lidhja e Mesuesve Shqiptare ne Greqi numeron 80 anetare.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI