Flash

“Në Dragot janë hapur qindra varre edhe 33 vite më parë”

Lapsi.al 22 January 2018
“Në Dragot janë hapur qindra varre edhe 33 vite më

Ditën e sotme, në Dragot të Tepelenës kanë nisur kërkimet për eshtrat e ushtarëve greke, bazuar në një marrëveshje të arritur mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë. Por, sipas historianit Kastriot Dervishi këto nuk janë kërkimet e para që po kryhen në këtë zonë.

Dervishi publikoi në Facebook edhe dokumentin e vitit 1985, kur është bërë zhvarrosja e parë në Dragot dhe që nga hapja e 674 varreve nuk është gjetur asnjë eshtër.

POSTIMI I KASTRIOT DERVISHIT NË FACEBOOK:

"Dragoti midis dy zhvarrimeve të viteve 1985 dhe 2018.

Sot u kryen në Dragot të Tepelenës gërmime për zhvarrimin e ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luftës Italo-Greke të viteve 1940-1941, në pjesën e territorit të shqiptar. Për të vënë në dukje se ky nuk ishte gërmimi i parë, por i dyti, po rikujtoj procesin e parë, referuar nga procesverbali i 33 vjetëve më parë. Sipas këtij dokumentacioni, më 5-14 shtator 1985 u hapën 674 varre si dhe 220 gropa (në të cilat nuk u gjetën eshtra).", shkruan Dervishi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI