Flash

Mjeku tregon gjendje e 23-vjeçarit që vrau studenten: Ndodhet në koma me dy plagë, i rrezikohet jeta

Lapsi.al 22 January 2018
Mjeku tregon gjendje e 23-vjeçarit që vrau studenten: Ndodhet

Aldison Beluli, persoi që vrau Ariela Muratajn dhe më pas qëlloi veten, ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ndërkohë, mjeku i Spitalit të Traumës Jorgo Margo, që ka nën vëzhgim 23-vjeçarin Aldison Beluli ka pohuar se gjendja e tij është e rëndë dhe se rrezikon vdekjen nëse truri vazhdon ënjtjen. Mjeku tha se pacienti ka 2 plagë në kokë që kanë shkaktuar jo pak dëme, duke folur për dëmtime të kockave të fytyrës dhe edemë të trurit.

Pacienti ka dy plagë të cilat kanë shkaktuar jo pak dëme tek i sëmuri. Kemi thyerje të kockave të fyturës, kemi dëmtime të bazës së kraniumit, të rrënjës së hundës dhe dëmtime intrakraniale ose të trurit. Është një zonë e madhe hemorragjike nga ana e djathtë por më e dëmshme është edema e gjithë trurit. Nuk është problemi se i ka kaluar plumbi por është në rrezik sepse procesi i ënjtjes ose edema i merr jetën. Nëse kjo vazhdon truri mbyt veten dhe këtu është edhe vdekja. Ne pamë që ka dy vrima, dy plagë me dy plumba, por janë probleme më tepër balistike, që ka kush i interpreton ne na takon të flasim për ato dëmtime që janë të rënda. Flasim për një prognozë jo të mirë. Është trajtuar që në ardhje, ka qëndruar në urgjencë deri në mëngjes. Është i intubuar me frymëmarrje të drejtuar. Sot në mëngjes ka shkuar në reanimacion, të shpresojmë që të mos progresojë enjtja e trurit. Është në koma, nuk ka lëvizje. Është vendosur menjëherë në komë me ilaçe. Këtu nuk mungon asgjë, nuk besoj se transferimi jashtë do të sillte përmirësim”, tha shefi i reanimacionit, në Spitalin e Traumës.

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI