Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Kush e pengon bashkimin me Kosovën? Rama fajëson Prishtinën për deklaratën e Majkos

Lapsi.al 22 January 2018
Kush e pengon bashkimin me Kosovën? Rama fajëson Prishtinën

Deklarata e pak kohëve më parë e ministrit të Diasporës, Pandeli Majko se bizneset e kufirit Kosovë-Shqipëri mbajnë peng heqjen e barrierave mes dy vendeve vazhdon të shkaktojë reagime. I pyetur për këtë deklaratë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” kryeministri Edi Rama tha se Majko kishte të drejtë.

“E ka thënë në gjuhën e duhur, kush ka vesh le të dëgjojë se për kë bëhet fjalë. Asaj që ka thënë Pandi nuk i heq asnjë presje, por nuk i bëj asnjë koment” – tha Rama, por kur u pyet çfarë po bëhet për të kapërcyer këtë problem ai e çoi “topin” e përgjegjësisë në Prishtinë.

“Duhen dy për të kërcyer tango. Faji në Prishtinë? Jo nuk thashë këtë (buzëqesh)” – e mbyll Rama.

I pyetur nëse gjatë takimeve me Vuçiç, ai ka kërkuar ndarjen e Kosovës ose shkëmbimin e territoreve, Rama jep këtë përgjigje: “Presidenti i Serbisë e dëshiron realisht një zgjidhje përfundimtare dhe po ashtu përshtypja ime është se ende nuk i qaset zgjidhjes përfundimtare me një vendimmarrje përfundimtare për ta këputur me shpatë. Dëshirën dhe vullnetin e ka, por ende është në një pikë ku nuk ka zgjidhje përfundimtare” – e mbyll Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI