Flash

Kryeprokurorja Arta Marku takim me prokurorin e 'Tahirit', i jep mbështetjen për hetimet

Lapsi.al 22 January 2018
Kryeprokurorja Arta Marku takim me prokurorin e 'Tahirit', i jep

Arta Marku ka pritur sot në zyrë në Prokurorinë e Përgjithshme kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ku e ka siguruar për mbështetjen e saj. Kujtojmë se Hajdarmataj është prokurori i çështjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Prokurorja e Përgjithshme, kërkon që Prokuroria e Krimeve të Rënda të vazhdojë pa hezitim dhe vendosmërisht punën dhe hetimet e filluara. Marku garantoi bashkëpunim për hetime të vazhdueshme të çështjeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj kujtdo që shkel ligjin.

Prokuroria e Përgjithshme rithekson mbështetjen e nevojshme për çdo çështje, me çdo mjet dhe në çdo kohë, për të çuar përpara hetimet. Po kështu Marku vë në dispozicion të Prokurorisë për Krimet e Rënda të gjitha burimet njerëzore dhe infrastrukturore për kryerjen me sukses të detyrave përputhshmërisht me ligjin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI