Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Dinamika e ngjarjes/ Si e vrau Aldison Beluli 21-vjeçaren pas rreth 1 minutë debat

Lapsi.al 22 January 2018
Dinamika e ngjarjes/ Si e vrau Aldison Beluli 21-vjeçaren pas rreth 1

Një krim i rëndë tronditi dje kryeqytetin, ku një 23-vjeçar, Aldison Beluli qëlloi një 21-vjeçare me armë zjarri dhe më pas qëlloi edhe veten në kokë. Për pasojë e reja vdiq pak minuta pasi u dërgua në spital, ndërsa që autori ndodhet në gjenje kritike për jetën në spital.

Ndërkohë që mësohet se krimi i tmerrshëm ka ndodhur në jo më shumë se 1 minutë. Ariela Marataj ishte duke ecur me motrën dhe me kushërirën e saj para hyrjes së fakultetit të mjekësisë kur është afruar autori, Aldison Beluli.

Ky i fundit ka ndaluar duke i kërkuar Arielës që të sqaronin diçka bashkë vetëm për pak minuta. Vajza ka pranuar, ndërsa motra dhe kushërira e saj kanë ecur vetëm pak hapa më larg, duke i lënë që të flisnin vetëm. Por menjëherë mes tyre ka nisur një debat, që ka zgjatur jo më shumë se 60 sekonda.

Në debat e sipër 23-vjeçari ka nxjerrë nga xhepi i xhupit një pistoletë dhe ka qëlluar 21-vjeçaren. Pastaj ka kthyer armën nga vetja duke tentuar edhe vetëvrasjen. Ai ka qëlluar veten në fytyrë dhe ka mbetur i plagosur rëndë.

Pas të shtënave dy të rinjtë u mbuluan me gjak të shtrirë në tokë, ndërkohë që kalimtarë të rastit tentuan t’i jepnin ndihmën e parë. Pak minuta pas të shtënave në vendngjarje ka mbërritur edhe policia. Ndonëse ngjarja ndodhi pak metra larg QSUT-së dhe një spitali privat ambulanca është vonuar disa minuta, ndërsa hipja në autori ka qëndruar disa minuta i shtrirë në tokë i mbuluar me gjak dhe duke lëvizur. Transportimi i tij me ambulancë është bërë pas më shumë se 20 minuta nga momenti i ngjarjes.

Gjatë kësaj kohe e motra e Arielës bërtiste me të madhe që të vinte ambulanca, si dhe u dëgjua tek thoshte "që ta linin aty atë qen’’, për autorin. Për fat të keq e 21-vjeçarja nuk mundi të shpëtonte duke ndërruar jetë, ndërsa autori, Aldison Beluli ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI