Flash

Albanologja kineze/ Kadare e ka retushuar veprën e tij, sidomos romanin "Kështjella"

Lapsi.al 22 January 2018
Albanologja kineze/ Kadare e ka retushuar veprën e tij, sidomos romanin

Ismail Kadare, ndryshe nga sa pretendon e ka retushuar veprën e tij. Ky është përfundimi ku ka arritur studuesja e letërsisë dhe shefja e katetrës së gjuhës shqipe në universitetin e Pekinit, Ke Jing. Albanologia dhe ballkanologjia nga Kina, Ke Jing,  autore e “Identiteti shqiptar përballë tjetrit në veprën e Ismail Kadaresë”, ligjëroi në prag të datëlindjes së shkrimtarit në Akademinë e Shkencave. Përveç tri çështjeve, identiteti, Kadare dhe tjetri, Jing, diskutoi edhe për retushimin që shkrimtari i njohur, sipas saj ka bërë në disa vepra si përshembull në romanin “Kështjella”.

“Është kthyer nga një vepër që përshkruante luftën kundër osmaneve në një betejë fetare ku janë shtuar elementët kishtarë”, ka thënë ajo. Ky përfundim ndezi diskutime mes akademikëve, njohësve të veprës së Ismail Kadaresë dhe kinezes Jing.

Ke Jing e diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës, është shefe e katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e Gjuhëve të Huaja në Pekin, përkthyese e 25 veprave nga letërsia jonë, pesë vite më parë në Universitetin e Louisëille në Shtetet e Bashkuara mbrojti disertacionin “Katër të tjerët në veprat e Ismail Kadaresë”, ku sipas saj, identiteti evropian i shqiptarëve që Ismail Kadare lëvron në veprën e tij nuk është i bazuar në fakte, por mbetet një trillim artistik.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI