Flash

Sul Mema tregon ku e mësoi Armand Duka votën me "shoqata" në FSHF

Lapsi.al 21 January 2018
Sul Mema tregon ku e mësoi Armand Duka votën me "shoqata"

12 shoqatat, që nuk janë të regjistruara në asnjë gjykatë janë bërë "mollë sherri" në zgjedhjet për presidentin e ri të FSHF-së. Armand Duka thotë se shoqatat i përkasin emrave të nderuar të sportit dhe duhet të votojnë, siç kanë bërë në të shkuarën.

Bashkim Fino e quan absurde votën e shoqatave fantazëm dhe çështjen sipas tij, mund ta zgjidhë vetëm prokuroria, sepse "shoqatat" nuk ekzistojnë në asnjë dokument shtetëror, por qartësisht vendosin rezultatin në tryezë.

Një prej drejtuesve të këtyre "shoqatave" është Sulejman Mema, që kur ka dëgjuar fjalën "burg" ka vendosur të flasë.

Në një intervistë për Digitalb, Mema tregon se idenë e shoqatave e morën nga Federata Italiane që në vitin 1994 dhe e kanë kopjuar edhe në Shqipëri. Sa për burgun, Mema thotë se nuk ka bërë asgjë për të qenë në burg dhe se ai do të votojë, vetëm nëse e lënë ta bëjë diçka të tillë. Video më poshtë:

Pas intevistës ka reaguar Bashkim Fino, që thotë se kësaj çështjeje do t'i shkojë deri në fund.

"Pastërtia dhe drejtësia në futboll është pika më kryesore e platformës sime. Më vjen keq që për kaq vite është abuzuar me ilegalitet dhe shoqata fantazmë. Më vjen keq që për kaq vite është mashtruar një komunitet i tërë futbolli. Më vjen keq që disa persona kanë pretenduar në mënyrë joligjore që janë përfaqësues të disa organizimeve që merren me fëmijët. Me të ardhmen e vendit tonë. Më vjen keq që disa figura të njohura të sportit janë keqpërdorur ligjërisht. Të gjithë këto figura të njohura të sportit kanë thënë njëzëri: - "Nuk dimë gjë për pjesën e regjistrimit dhe pjesën ligjore. Ato i ka marrë përsipër Federata". Drejtësia vonon, por nuk harron. Deri në fund, për një futboll të pastër dhe të ligjshëm" shkruan Bashkim Fino në një status në Facebook.

Zgjedhjet për presidentin e FSHF-së janë në shkurt. Për herë të parë, Armand Duka duket se ka një kandidat më të fortë se vetja.

Bashkim Fino ka ndërmend të përdorë të gjitha votat që mund t'i sigurojë partia nëpërmjet bashkive socialiste. Për të mos rënë shumë në sy ka dorëzuar mandatin e sekretarit organizativ të PS, por për garanci, në rast humbjeje, ka mbajtur mandatin e deputetit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI