Flash

Reagimi i Hafizit pas përjashtimit nga LIBRA dhe mesazhi për Blushin

Lapsi.al 21 January 2018
Reagimi i Hafizit pas përjashtimit nga LIBRA dhe mesazhi për Blushin

Mimoza Hafizi reagoi me një status në Facebook, pas njoftimit në faqen zyrtare të LIBRA-s për përjashtimin e saj.

Në këtë njoftim, që doli pak pas dorëheqjes së bashkëthemeluesit tjetër dhe kryetarit të LIBRA-s, Ben Blushi, thuhej se Hafizi është përjashtuar pasi ka kryer veprime të cilat përbëjnë shkelje të rënda të Statutit duke cënuar seriozisht funksionimin e Organizatës Politike “Lista e Barabartë”.

Hafizi e kundërshton këtë fakt duke u shprehur se në asnjë moment nuk ka shkelur asnjë normë statutore dhe etike të partisë. Madje ajo shprehet se në mbledhjen e Komisionit të Etikës për përjashtimin e saj kanë marrë pjesë vetëm 2 nga 5 anëtarët legalë të Komisionit.

Hafizi nuk harron të përmendë edhe ish-kryetarin Ben Blushi, me të cilin pati përplasje kohë më parë.

“Përjashtimi im nga Libra është akt nul si nga forma, ashtu dhe nga përmbajtja juridike. Ai fyen të gjithë Librat. Por ai shkëlqen më fort me imoralitetin e vet politik në ditën e fundit në Libra të z. Blushi. Një njollë më shumë, të cilën ai zgjodhi ta merrte me vete pikërisht në ditën e vetëlargimit. Udhë të mbarë Ben! A mos Libra ishte një gënjeshtër? A ishte thjesht një makinë e ngritur për karierën e një njeriu? Që kur nuk e arrin, meriton të braktiset e të shkatërrohet?, shkruan ajo.

Statusi i plotë në Facebook: 

Mbrëmë vonë mora vesh nga mediat se Komisioni i Etikës Libra më paska përjashtuar nga Partia! Plot një javë më parë!!!

Deklaroj se nuk kam shkelur për asnjë çast asnjë normë statutore dhe etike të partisë. Mund t’i mbroj kudo argumentet e mia, edhe përpara Komisionit të Etikës. Komision i cili është mbledhur për të më përjashtuar pa më lajmëruar, pa më dhënë fjalën, pa dëgjuar e pa patur avokatinë time. Në shkelje të çdo norme etike dhe juridike, që respektohet qoftë formalisht edhe në vende e organizime diktatoriale.

Por mora vesh se në mbledhjen e përjashtimit tim kanë marrë pjesë vetëm 2 nga 5 anëtarët legalë të Komisionit. Z. G. K., anëtar që nga prilli 2017, i cili ka zëvendësuar Zj. J. M. të dorëhequr në atë kohë, nuk është thirrur. Z. Dh. B., është thirrur por nuk ka shkuar në mbledhje. Ma konfirmoi se po të kishte shkuar, do kishte votuar kundër këtij vendimi. Edhe Entela Kadriu, zonjë me personalitet të admirueshëm, kontributore me shumë vlera tek Libra, anëtare e këtij Komisioni, ma konfirmoi se nuk është thirrur. E kujtoj këtë zonjë në qëndrimin e vendosur dhe arsyetues që mbajti në mbledhjen e Komisionit të Etikës në maj 2017, për të mos përjashtuar nga listat e kandidatëve për deputetë një djalë të ri nga Saranda, për të cilin Libra është shprehur publikisht dhe ka qenë krenare për koherencën e saj. Dhe ky vendim në saje të Entelës. Para një jave, kur Komisioni duhej të vendoste me unanimitet përjashtimin tim, Entela nuk u thirr. Kush pra paska vendosur për përjashtimin tim? Me matematikën e një partie përjashtuese, 40%=100%? Ky është unanimiteti?

Përjashtimi im nga Libra është akt nul si nga forma, ashtu dhe nga përmbajtja juridike. Ai fyen të gjithë Librat. Por ai shkëlqen më fort me imoralitetin e vet politik në ditën e fundit në Libra të z. Blushi. Një njollë më shumë, të cilën ai zgjodhi ta merrte me vete pikërisht në ditën e vetëlargimit.

Udhë të mbarë Ben! Ti ike nga Libra në fund-Janar 2018 me argumentet e qershorit 2017. Nëse vota e shqiptarëve me 25 Qershor të tronditi dhe “populli të zhgënjeu” aq shumë sa vendose të ikësh, ç’pate që vazhdove edhe 7 muaj të tjerë ta ngatërrosh e ta hutosh këtë organizatë? E ktheve Libran në një roman të denjë thriller për nga konfliktet, intriga, përçarjet, përjashtimet, fyerjet. E ktheve në një kaos antiligjor dhe në shkretëtirë njerëzore, E zhbëre në një grup mjerisht të vogël.

Çfarë bëre këta 7 muaj Ben? Këtë duhet t’ia kishe sqaruar anëtarëve Libra në ditën e ikjes. E kishe detyrim!

E pra, unë nuk mund ta lë Libran. As se ti don të më përjashtosh, as nuk mund të jap dorëheqjen. Se po ta lë, e kam të vështirë të shoh në sy ata qindra e qindra vetë që i takova ditë pas dite e muaj pas muaji për t’i bindur të jenë pjesë e një ëndrre e shprese. Ata njerëz që bënë e dhanë çfarë mundën për këtë organizatë. E që sot pyesin me të drejtë: A mos Libra ishte një gënjeshtër? A ishte thjesht një makinë e ngritur për karierën e një njeriu? Që kur nuk e arrin, meriton të braktiset e të shkatërrohet?

Libra duhet të vazhdojë! Me parimet e para. Vetëm kështu populli do ta çmojë e do ta votojë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI