Flash

Rama nxjerr listën me "armiqtë" e reformës në drejtësi (edhe spiunë të huaj)

Lapsi.al 21 January 2018
Rama nxjerr listën me "armiqtë" e reformës në

Edi Rama bëri një listë me kundërshtarët e reformës në drejtësi, duke folur para familjaërëve të viktimave të 21 Janarit. Në pozitat e "misionarit" të vetmuar, Rama futi në listë jo vetëm politikanë dhe gazetarë, por edhe agjentë të huaj. "Në këtë luftë ka njerëz të pushtetshëm të pasur dhe shumë të pasur të vendosur të bëjnë çmos, më shumë se të pamundurën për të ruajtur kokën e tyre, duke e penguar këtë projekt kombëtar ardhmërie" u shpreh Rama duke rreshtuar armiqtë e reformës si më poshtë:

1) politikanë

2) gjykatës

3) prokurorë

4) zyrtarë

5) biznesmenë

6) botues të falimentuar

7) komentatorë të mirëpaguar

8) fuqi të huaja

9) spiunë të tyre

Prej vitesh, Edi Rama ka krijuar imazhin e politikanit që kërkon me padurim të bëhet reforma në drejtësi. Pavarësisht luhatjeve, ia ka dalë të bindë publikun se ai është në anën e reformës dhe se nuk ka frikë nga drejtësi, ndërsa kundërshtarët politikë, me mjeshtëri i ka nxjerrë si bllokues.

Por së fundi, një nismë për ndryshimin e rregullores së parlamentit, që e bën më të vështirë arrestimin e deputetëve u duk si shenjë e qartë e frikës së Edi Ramës nga drejtësia, pasi Prokuroria Speciale mendohet se do të krijohet në mars. Për këtë arsye kryeministri ka përsëritur edhe njëhere listën e armiqve të reformës në drejtësi, duke u vetërreshtuar në anën reformës, të paktën në fjalime.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI