Flash

Nënë e bir të djegur në Vlorë, policia ngre dyshimet për vrasje

Lapsi.al 21 January 2018
Nënë e bir të djegur në Vlorë, policia ngre dyshimet

Selkie dhe Olsi Hoxhallari, nënë e bir që u gjetën të djegur sot në Vlorë dyshohet se mund të jenë vrarë. E moshuara kishte një shenjë prerje në fyt, kurse djali i saj një të çarë në kokë. Policia dyshon se dhe zjarri është vënë për të mbuluar gjurmët. Por, për hetuesit është ende herët për të dhënë një version përfundimtar.

ABC News raporton se nusja e Olsi Hoxhallarit ishte e para që gjeti trupat e djegur.

Në mbrëmje, ajo bashkë me femijën, djalin e vogël ishin larguar për të fjetur në dhomën e saj, e cila është e veçuar nga kuzhina.

Vjehrrën dhe të shoqin i la ende duke parë televizor e ngrohur në sobën me dru. Ka qenë ora 4 e mengjesit kur ajo nuhati erën e tymit.

Kur shkoi në kuzhinë, nënë e bir, 73 dhe 43 vjec, ishin karbonizuar.

Hetuesit po ndjekin një pistë, sipas të cilës, ata mund t’i ketë zënë gjumi si pasojë e rrjedhjes së gazit dhe më pas banesa mori flakë për shkak të kontaktit të rënë nga rrjedhja e bombolës me sobën me dru.

Në trupin e Olsi Hoxhallari u gjet edhe një cigare.

Sipas ABC News, shumë persona janë shoqëruar në polici lidhur me ngjarjen e rëndë.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI