Flash

Grupimi ekstremist "Të fortët" protestojnë kundër dygjuhësisë në Maqedoni

Lapsi.al 21 January 2018
Grupimi ekstremist "Të fortët" protestojnë kundër

“Të fortët”, grupimi që në maqedonisht është “Tvrdokorni” protestuan para Kuvendit në Shkup kundër ligjit për dygjuhësinë, atë që e quajnë shqiptarizimi i Maqedonisë. Ata akuzuan deputetët dhe përfaqësuesit e Qeverisë se me miratimin e ligjit po shesin Maqedoninë, emrin, identitetin dhe gjuhën. Gjatë protestës një pjesë e demonstruesve dogjën flamurin e Bashkimit Evropian.

"Armiqtë tanë të vërtetë qëndrojnë në godinën e Kuvendit dhe të qeverisë dhe tashmë me vite e shkatërrojnë popullin dhe shtetin tonë. Do të ecim në rrugën e drejtësisë me vëllezërit tanë maqedonas nga forcat e bashkuara dhe të gjithë të tjerët të cilët do të marrin pjesë në protestë me popullin maqedonas. Kjo është rruga e vetme e maqedonasve, nuk ka tjetër rrugë” tha një prej organizatorëve të protestës.

Edhe sikur gjithë pasurinë e vendit ta kem, nëse e humbas atdheun unë jam një asgjë. Një boshllëk pa emër dhe identitet. Çfarë të duhet atdheu kur s’din ta duash. 10:00-10:11 Lufta nuk bëhet vetëm me armë ,lufta bëhet edhe me marrëveshje dhe bisedime në tavolina apo në tryeza të rrumbullakëta ku tani po shitet Maqedonia”.

Ligji u miratua në kuvend por kthye nga presidenti Ivanov, që e konsideroi të panevojshëm dhe antikushtetues.

Përveç revoltës kundër gjuhës shqipe, protestuesit kanë firmosur edhe një peticionin kundër ndërrimit të emrit të Maqedonisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI