Flash

FOTOT/ Kush e zëvëndësoi Saimir Tahirin në homazhet e 21 Janarit

Lapsi.al 21 January 2018
FOTOT/ Kush e zëvëndësoi Saimir Tahirin në homazhet e 21

Saimir Tahiri ka qenë një prej organizatorëve kryesorë të protestës së 21 janarit. Atëherë pati si detyrë menaxhimin e protestuesve në anë të piramidës, ku ra në sy me një megafon në dorë, mes makinave në flakë.

7 vjet më pas, për Saimir Tahirin nuk ka më vend në homazhet e të vrarëve në bulevard. Si në gëzime, edhe në hidhërime socialistët e kanë përjashtuar nga radhët e veta, sepse akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe shpërdorim detyre.

Vendin e Saimir Tahirit në homazhe e zuri Blerina Gjylameti, aktualisht kryetare e degës së PS-së së Tiranës.

7 vite më parë Gjylameti ka qenë pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë. Sipas jetëshkrimit, të publikuar në faqen zyrtare PS.al shkruhet se "Blerina Gjylameti ka hyrë në politike në vitin 2012 ku është zgjedhur Kryetare e Forumit të Gruas Socialiste në Tiranë".©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI