Flash

“Eurosport”: Berisha, fantastik. Hysaj, me kokën lart! (VIDEO)

Lapsi.al 21 January 2018
“Eurosport”: Berisha, fantastik. Hysaj, me kokën lart! (VIDEO)

Napoli ka marrë një fitore minimale 1-0, por të rëndësishme në fushën e Atalanta. Goli u shënua nga Mertens në minutën e 65-të. Në fushë për të gjithë takimin kanë lujtur përballë njëri – tjetrit futbollistët e kombëtares sonë, mbrojtësi Elseid Hysaj dhe portieri Etrit Berisha.

Të dy kanë marrë komente dhe vlerësime pozitive në fund të ndeshjes. “Eurosport” i jep Berishës notën 6.5, mjaft e lartë për një humbje duke shkruar për të: “Fantastik në pritjen e nojë goditjeje me kokë brenda zonës nga Callejon. Një pritje për ta vënë në kornizë”.

Edhe për Hysajn e Napolit jepet nota 6 duke shkruar: “Detyra për të përballuar Gomez e vë në vështirësi, por në përgjithësi del me kokën lart nga fusha në duelin me argjentinasin”. /lapsi.al/

https://www.youtube.com/watch?v=NVIZBOeNxH0

Të këshilluara

E BUJSHME/ FIFA i bllokon merkaton Chelsea

Chelsea rrezikon bllokimin e merkatos. Sipas “The Guardian” shkruan se klubi londinez është vënë në shënjestrën e FIFA-s për shkelje të rregullave në nënshkrimi...

22:49

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI