Flash

Vuçiç zbut tonet në Kosovë, kërkon marrëveshje me shqiptarët

Lapsi.al 20 January 2018
Vuçiç zbut tonet në Kosovë, kërkon marrëveshje

Aleksandër Vuçiç vizitoi Kosovën për herë të shtatë brenda pesë viteve të fundit. Por vizita e sotme është e para e tij si President i Serbisë dhe vjen katër ditë pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, liderit të serbëve të Kosovës. Ndryshe nga sa pritej, Vuçiç u shfaq me tone zbutura. Të paktën në një komunikim me mediat gjatë vizitës në një manastir në veri të Kosovës. Ai kërkoi të punohet për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, duke shtuar se ky rast e ka trishtuar shumë Serbinë. E veç kësaj, presidenti serb foli për një marrëveshje me shqiptarët në të mirë të të dyja palëve.

“I porosis shqiptarët, edhe pse kemi shpesh mosmarrëveshje, se ne duam që të gjejmë një zgjidhje të mirë për të dyja palët, për të mirën e serbëve në Kosovë dhe për të mirën e shqiptarëve. Shteti i Serbisë do të vazhdojë të ndihmojë serbët në Kosovë dhe Metohi, për të siguruar përparimin e tyre ekonomik dhe për të gjetur mekanizma të reja për të siguruar sigurinë e tyre dhe për t'u marrë me krimin dhe korrupsionin. Le t’i zgjidhim mosmarrëveshjet e gjata dhe shumëdimensionale, të sigurojmë dinjitetin e paqes dhe sigurisë për çdo familje serbe dhe shqiptare.", tha Vuçiç

Por ndryshe nga sa ishte deklaruar më herët për një vizitë dy ditore në Kosovë, presidenti i Serbisë do largohet sot, duke i mbyllur të gjitha takimet e parashikuara. Në Mitrovicë ai vendosi kurorë me lule në vendin ku u ekzekutua lideri i serbëve të Kosovës. Vrasja e Oliver Ivanoviçit pritet të ketë një ndikim negativ në raportet mes Kosovës e Serbisë, kur ndërkohë këto dy vende janë në një proces dialogu me ndërmjetësimin e Brukselit. Deri më tani s’ka autorë të dyshuar për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës. Në Serbi shumica janë të rezervuar të thonë se eleminimi i Ivanoviçit është bërë nga pala shqiptare.

Dyshimet janë se njerëz të krimit të organizuar në veri të Kosovës janë të implikuar në në vrasjen e tij. Po kështu ka zëra që flasin gjithashtu edhe për palë të treta si Rusia, teksa nuk harrohet të përmenden raportet jo të mira të Ivanoviçit me presidentin Vuçiç, i cili në Kosovë ka përkrahur Listën Serbe dhe jo Iniciativën qytetare“Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP). Mbetet për t’u parë se si do të vijohet më tej në raportet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe cili do të jetë fati i dialogut të inicuar nga Brukseli.

©LAPSI.al 

KURIR U KOSOVSKOJ MITROVICI: Predsednik Vučić položio venac na mestu ubistva Olivera Ivanovića! Prolomio se APLAUZ i povici SRBIJA, SRBIJA!

Të këshilluara

A mund të luftohen me ligj lajmet e rreme?

Raphawl Hadas-Lebel PARIS – Si mund ta luftojnë shoqëritë prurjen e informacionit të rremë, shpesh herë të fabrikuar, që vërshon nëpër internet dhe përmes me...

18:19

Mediat dhe Fejsbuku, fundi i një dashurie

Nga Franklin Foer Mark Zuckerberg lëvizi me shpejtësi, dhe në pak kohë shkaktoi një pështjellim të madh. Ka tronditur botën e gazetarisë, duke reduktuar në më...

16:53

Kurthi që fshihet pas aeroportit të Vlorës

Një status në Facebook i Edi Ramës që lajmëroi fillimin e punës për aeroportin e ri të Vlorës në qershor, s’ka si të mos duket lajm i mirë. I pari që u shfaq i...

15:17

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI