Flash

Vendi pushtohet nga reshje të dendura shiu dhe bore

Lapsi.al 20 January 2018
Vendi pushtohet nga reshje të dendura shiu dhe bore

Gjatë ditës së sotme dhe mbrëmjes së djeshme territori i Shqipërisë është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe në zonat malore në lartësi 700 metër mbi nivelin e detit në formën e borës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave sot do të ketë reshje mesatare në shumicën e qarqeve, lokalisht intensive edhe me shtrëngata në disa prej tyre.

Sot gjatë gjithë ditës priten reshje edhe në formën e dëborës në 700m, të cilat nesër pasdite, ne veri-lindje, në zona të kufizuara do të zbresin deri në 500 m mbi nivelin e detit. Emergjencat Civile janë në gatishmëri nëse do të ketë përmbytje në zonat që nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar kishte probleme.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt.20) dhe nesër (e diel, dt.21) priten reshje mesatare në shumicën e qarqeve, lokalisht intensive edhe me shtrëngata në disa prej tyre . Priten edhe reshje në formën e dëborës në 700m, të cilat nesër pasdite, ne veri-lindje, në zona të kufizuara do të zbresin deri në 500m mbi nivelin e detit. (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI