Flash

Reagim nga PD për videon e Ramës me mësuesen me kancer: Hipokrizi, show, neveri

Lapsi.al 20 January 2018
Reagim nga PD për videon e Ramës me mësuesen me kancer:

 Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar ashpër lidhur me historinë që publikoi sot në ‘FB’ kryeministri Edi Rama, ku ky i fundit i erdhi në ndihmë me ilaçe një mësueseje nga Rrësheni që vuan nga kanceri i gjirit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Paloka shkruan se shfaqja e Ramës është show, hipokrizi dhe neveri. Mes ironisë, Paloka pohoi se Rama shfaqet si shpëtimtar dhe mburret për ilaçet fatkeqe. Ndërkohë nënkryetari i demokratëve u bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës më 27 janar në Bulevard.

Hipokrizi, show, neveri… Rama ka publikuar nje video ku shfaqet me mesuesen fatkeqe e cila disa dite me pare ju ankua se eshte e semure me kancer dhe prej kohesh ,ajo dhe te semure te tjere, nuk gjenin dot ilacet e domosdoshme sepse ato mungonin ne spitalet tona.

Dhe ja ku shfaqet perseri “shpetimtari” ne video te mburret se gjeti ilacet per fatkeqen. Me kete shfaqje te neveritshme, qe nuk e ka per here te pare (kujtoni shfaqjet me legalizimet) Rama, ne kulmin e delirit, kerkon te tregoje se AI dhe vetem AI eshte zgjidhja dhe shpetimi.

Kerkon te hiqet si Mesia por eshte kryeministri i ketij vendi dhe qytetareve fatkeq te ketij vendi. E ka detyrim , detyrimi i pare dhe i vetem i tij eshte te qeverise e te kujdeset per gjithe qytetaret e ketij vendi pa perjashtim po sidomos per ata qe jane ne nevoje e te pamundur e jo te shfaqet ne spektakle televizive si Mesia qe me prekjen e tij shpeton fatkeqet qe i shprehin personalisht hallin e tyre. A duhet te prisnin te semuret me kancer qe nje mesuese apo kushdo qytetar tjeter i semure, te ndodhej rastesisht perballe Rames, per te qare hallin( e cfare halli) qe te merrnin nje sherbim te domosdoshem, baraz me jeten…apo ky kryeminister duhej te bente punen e tij dhe ato ilace te ishin detyrimisht ne dispozicion te te semureve ?!” – shkruan Paloka.

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI