Flash

Plas sherri mes PS dhe PD në bashkinë e Kavajës, Berisha publikon videon

Lapsi.al 20 January 2018
Plas sherri mes PS dhe PD në bashkinë e Kavajës, Berisha publikon

Mbledhja e këshillit bashkiak në Kavaje është shoqëruar me debate dhe replika të ashpra ndaj palëve. Por anëtarët e tjerë të këtij këshilli kanë filmuar edhe një debat të nënkryetares së këtij këshilli, përfaqësueses s PS-s, Dhurata Sheme e cila në një moment tensionim ka përdorur fjalën ‘llogje Kavaje”. Kaq ka mjaftuar që kreu i bashkisë së Kavajës Isa Sakja t’i kërkoj asaj që tërheqë fjalët si dhe të kërkoj ndjesë para mbledhjes. Një qytetar e ka nisur të plot debatin në profilin e Sali Berishës.

Reagimi:

Nenkryetarja siciliste e keshillit bashkiak fyen popullin e Kavajes. Por demokratet e detyrojnë te terheqi fyerjen dhe te kerkoje ndjese. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

“Doktor,ja se si e quan popullin e Kavajes keshilltarja e Partise Socialiste dhe njeheresh nen/kryetare e Keshillit Bashkiak Dhurata Sheme!Ndonese eshte aty me votat e qytetareve te Kavajes,ajo pa pike turpi,me ze dhe figure ofendon me sy qytetaret fisnik e punetor te qytetit tim.

DEBATI:

Këshilltari i PD: Për përfitimet e tua personale nuk e kërkove më (Flasin për një çështje)

Nenkrytarja e PS: Çfarë kërkova? Çfarë përfitova?

Këshilltari i PD: E di ti ça është.

Nenkrytarja e PS: Ma thuaj pra. Për ‘llogje Kavaje’ ka plot

Këshilltari i PD: Mos e përmend më ‘Llogje Kavaje’ se ti ke nderin të vish këtu në Kavajë. Nuk e meriton Kavajën ti. Ishe ti që më kërkove ndihmë dhe më the; ‘më mbështet në kërkesën time që do bej për shkollën’ dhe më pas e shite dhe mbylle gojën.

Kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja: Jo vetëm në emrin tim, por edhe në emër të detyrës që mbuloj dhe gjithë qytetarëve të Kavajës, të kërkoj publikisht që të tërheqësh mbrapsht atë që the. S’mund të ketë më shprehje denigruese për një komunitet që në Shqipëri njihet për mirë. S’mund të ketë. Aq më fortë kur ju zonjë jeni nënkryetare e Këshillit Bashkiak të Kavajës dhe përfaqëson në atë karrige qytetarët e Kavajës dhe Golemit. Binduni që këtu ku jemi nuk na sollën as votat e burrit, as të komshiut e as e lagjes, pro na ka prurë vota e këtyre banorëve të mrekullueshëm. Të ftoj që me mirësjelljen më të madhe prej Kavajasi ta marrësh mbrapsht atë fjalë. Unë nuk mund të lë ty ose askënd që të shpreh atë gjë për Kavajën. Kavaja nuk është popull llogjesh, por pune. Se dalin njerëzit që në orën 7:00 e ikin në shtëpi në orën 19:00 dhe i mbajnë fëmijët me djersën e ballit.

Nenkrytarja e PS: Ok, ju kërkoj ndjesë, e tërheq.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/939318496229058/

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI