Flash

Plagoset me armë zjarri vëllai i deputetit kosovar, arrestohet autori i ngjarjes

Lapsi.al 20 January 2018
Plagoset me armë zjarri vëllai i deputetit kosovar, arrestohet autori

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbëmë në Komoran. I plagosuri, Islam Selimi ka marrë lëndime nga arma e zjarrit dhe është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë.

Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar edhe deputeti Rexhepi. “Po, është vëllai im. Nuk i di rrethanat, pasi që ndodhem jashtë Kosovës”, - ka thënë ai.

Islam Selimi, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes në Kuvend, Rexhep Selimi ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Komoran të Drenasit, të premten në mbrëmje. Burimet nga vendi i ngjarjes i kanë treguar KTV-së se Selimi i ka shkuar në shtëpi Xhevat Nuhës dhe mes tyre ka pasur përplasje fizike. Nuha më pas e ka përdorur armën duke e plagosur Selimin, i cili ka marrë trajtim mjekësor në QKUK. Policia e Kosovës e ka arrestuar Nuhën në vendin e ngjarjes. Motivet e përplasjes nuk dihen ende.

Të këshilluara

Kapet shqiptari me 7 kg kokainë në Itali

Mediat italiane e kanë konsideruar një nga operacionet më të suksesshme të në fushën e narkotikëve. Një 34-vjeçar shqiptar u vu në pranga pasi u kap me 7 kilogr...

21:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI