Flash

Lëvizja/ Kryeprokurorja Arta Marku firmos ndërprerjen e komandimeve të prokurorëve

Lapsi.al 20 January 2018
Lëvizja/ Kryeprokurorja Arta Marku firmos ndërprerjen e komandimeve

Kryeprokurorja e re e përkohshme Arta Marku ka firmosur sot për ndërprerjen e komandimeve të prokurorëve, ku këtyre të fundit u duhet të ndërpresin punën. Mësohet se prokurorët do të kthehen pranë prokurorive ku janë të emëruar. Ndërkohë, raportohet se ata po bëjnë dorëzimin e dosjeve. Mes prokurorëve që lëvizin ka edhe nga Krimet e Rënda, Vlora, apo Durrësi. Arta Marku deri më tani ka ndërprerë komandimet për 6 drejtues, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 30 prokurorë të komanduar.

Kujtojmë se lëvizjet që ka bërë sëfundmi kryeprokurorja kanë shkaktuar debate të mëdha në Prokurori, por edhe në kampet politike. E tillë ishte edhe shkarkimi i Rovena Gashit nga posti i Drejtoreshës së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, apo dhe bashkëshortit të saj nga prokuroria e Elbasanit.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI