Flash

Flet Ditmir Bushati: Çfarë ka ndodhur në negociatat 48-orëshe me Kotzias

Lapsi.al 20 January 2018
Flet Ditmir Bushati: Çfarë ka ndodhur në negociatat

Pas 48-orësh negociata në një hotel privat të Korçës me homologun e tij grek Nikos Kotzias, ka ardhur reagimi i parë për mediat i ministrit të jashtëm shqiptar Ditmir Bushati. Në mbrëmjen e së shtunës, Bushati tha se bisedimet ishin në nivel të kënaqshëm dhe se priteshin rezultate konkrete.

“Dua t’ju përgëzoj për durimin që keni treguar. Së pari dua t’ju them se këto nuk janë bisedime të lehta pasi problematika është e gjerë dhe shtrirë në kohë pasi bëhet për 70 vjet histori. Edhe në Korçë kemi bërë progres të qenësishëm.

Nesër gjithashtu do të bëjmë një takim të rëndësishëm për vijimin e bisedimeve. Nuk ka asgjë sekret se temat janë thënë publikisht nga të dyja palët. Thjesht jemi në procesin e shkëmbimit të mëtejshëm të argumenteve dhe shpresoj që do të ecim drejt një zgjidhje konkrete” – tha ministri i jashtëm Bushati në një prononcim të shkurtër për gazetarët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI