Flash

Berisha nxjerr SMS-në: Shefi i policisë kufitare, shok me Shullazin dhe deputetë të PS-së

Lapsi.al 20 January 2018
Berisha nxjerr SMS-në: Shefi i policisë kufitare, shok me Shullazin

“Edmond Çela, shefi i hetimit të policisë kufitare në Korçë është mik i Emiliano Shullazit”. Denoncimin e bën ish-kryeministri Sali Berisha pasi publikon SMS-në e një prej qytetarëve të tij “dixhitalë”. Sipas mesazhit në fjalë, Çela është i lidhur dhe bashkëpunon me deputetin socialist Ilir Pendavinji.

“Përshëndetje doktor. Shefi i policisë hetimore te Kapshticës është ortaku i Shullazit. Iu kap autobusi ne Kapshticë me 2 kile heroinë” – thuhet në një nga SMS-të e Berishës.

Ndërsa në një tjetër shkruhet: “Përshëndetje doktor ! Sot ne Kapshtice nga pala greke është kapur një autobus i linjës Shqipëri-Greqi i cili transportonte heroinë. Ky autobus dhe disa autobusë të tjerë janë de facto në pronësi të Shefit të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë e Kufirit në Korçe, Edmond Cela. Këtë gjë e di një Korçë e tërë dhe vetëm strukturat e shtetit nuk dinë gjë.

Pra që ky person të ketë pasuri dhe mban këtë post prej shumë vitesh, duke bere trafik droge dhe qëniesh njerëzore vite me parë. Ky bashkëpunon dhe me deputetin e PS, Ilir Pendavinji, i cili e mbron për të mos e hequr nga vendi i punës që mban kundrejt aferave të pista që bëjnë bashkë. Kjo pra na paska qenë “Policia qe Duam” – thuhet në SMS.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI