Flash

Zbulohen 5 propozimet për emrin e Maqedonisë

Lapsi.al 19 January 2018
Zbulohen 5 propozimet për emrin e Maqedonisë

Mediat maqedonase kanë publikuar pesë emrat e rinj të propozuar nga Kombet e Bashkuara. Emrat iu janë dorëzuar negociatorëve grekë dhe maqedonas, të cilët duhet të kthejnë përgjigje brenda dy javësh

Çështja e emrit, që po bllokon Maqedoninë drejt rrugës për në BE-s dhe anëtarësimin në NATO, duket të jetë shumë pranë një zgjidhjeje. Janë në fakt pesë emrat e propozuara nga i dërguari special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Metju Nimiç, për emrin e ri të Maqedonisë. Sipas mediave maqedonese, këto propozime u janë bërë të ditura negociatorëve, Adamantios Vasilakis dhe Vasko Naumovski.

Sipas “MKD.mk” emrat janë:

Republika e Re e Maqedonisë

Republika Veriore e Maqedonisë

Republika e Maqedonisë së Epërme

Republika e Vardarit të Maqedonisë

Republika e Maqedonisë së Shkupit

Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës në Shkup të enjten, përjashtoi në mënyrë të prerë mundësinë e hyrjes së Maqedonisë në NATO, nëse nuk zgjidhet çështja e emrit.

Të këshilluara

Kapet shqiptari me 7 kg kokainë në Itali

Mediat italiane e kanë konsideruar një nga operacionet më të suksesshme të në fushën e narkotikëve. Një 34-vjeçar shqiptar u vu në pranga pasi u kap me 7 kilogr...

21:58

Rama-Tsipras takohen në muajin prill?

Kanë nisur sot në qytetin e Korçës raundi i dytë i negociatave mes Greqisë dhe Shqipërisë për zgjidhjen e çështjeve të mbartura mes dy vendeve. Delegacionet kry...

19:23

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI