Flash

Vrau në Itali dhe Shqipëri, kapet në Rinas me identitet të dyfishtë

Lapsi.al 19 January 2018
Vrau në Itali dhe Shqipëri, kapet në Rinas me identitet të

Policia kufitare e Rinasit i ka vënë prangat ditën e enjte një personi të rrezikshëm të shpallur në kërkim nga policia shqiptare prej vitit 2000. Ishin autoritetet italiane që kishin deportuar në vendin tonë 41-vjeçarin me emrin Krisitian Deda. Ai ishte dëbuar nga Italia pasi kishte vuajtur një dënim me 17 vite burg për vrasjen e një një shtetasi italian.

Gjatë intervistimit në Rinas, specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas kanë krijuar dyshime për gjeneralitetet e tij. Pas 4 orësh në pyetje dhe hetimesh u arrit të mësohej se personi në fjalë mbante një identitetit të dyfishtë.

41-vjeçari figuronte në Shqipëri me emrin Agron Lleshaj nga Mamurrasi. Ai është dënuar Nga Gjykata e Kurbinit më 16 janar 2001, me 18 vite burg. Kjo pasi në 09 prill 2000 në aksin nacional Tiranë - Laç, në vendin e quajtur Ura e Drojës, në bashkëpunim me G. D, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, në tentativë për ta vjedhur, kanë plagosur shtetasin G.G., i cili më pas ka gjetur vdekjen. Lleshaj iu dorëzua Komisariatit të Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme proceduriale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kjo qeveri po kalbet

Nga Astrit Patozi Nese fotot panoramike të mëngjesit në facebook-un e kryeministrit quhen punë, timonieri i "Rilindjes" po qeveris mirë. Nëse pemët që mbill...

21:26

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI