Flash

Rama thumbon opozitën pas mesazhit të ambasadorit Lu

Lapsi.al 19 January 2018
Rama thumbon opozitën pas mesazhit të ambasadorit Lu

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lëshoi një tjetër mesazh “pro” Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

“Kushtetuta dhe ligji janë për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit”, - thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Kjo vinte si një përgjigje refuzuese pas kërkesës së depozituar në Kuvend nga Partia Demokratike për ndryshimin e Kushtetutës në mënyrën se si mund të zgjidhet Prokurori i Përkohshëm, duke përcaktuar edhe shkarkimin e Arta Markut.

Pas deklaratës së SHBA reagoi jo pa eufori kryeministri Rama. “Përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon përsëri leximin shqip-shqup të Kushtetutës për drejtësinë. Shumë keqardhje dhe pak shpresë për reflektim” – shkruan Rama që nuk e kursen ironinë për opozitën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI