Flash

Mustafa Nano: Socialistëve u ka hyrë frika në palcë nga arrestimi

Lapsi.al 19 January 2018
Mustafa Nano: Socialistëve u ka hyrë frika në palcë nga

Prej disa ditësh politika shqiptare është përfshirë në një debat për Rregulloren e Kuvendit. Mes një grupi ndryshimesh ata kërkojnë të fusin edhe një ndryshim në rast të një kërkesë të prokurorisë për arrestimin e një deputeti. Nëse më parë vlerësimin për arrestimin e bënte prokurori, tani socialistët thonë se duhen “prova” për të kërkuar arrestimin e një të zgjedhuri të popullit.

Kjo iniciativë sipas analistit Mustafa Nano është shprehje e frikës së socialistëve nga drejtësia. Sipas tij lëvizja e fundit e mazhorancës që e detyron Prokurorinë të sjellë prova kur kërkon arrestimin e deputetëve tregon edhe njëherë se sistemi i drejtësisë që po ngrihet nuk do të jetë i kontrolluar nga palët.

“Kjo gjë bie erë. Një nismë e tillë në një kohë që Reforma në Drejtësi është në proces zbatimi tregon se në parlament ka njerëz që i ka zënë frika. Disa syresh kanë zënë të mendojnë, me sa duket, në këtë mënyrë: “Deri dje nuk kishim fare nevojë për mbrojtje, pasi nuk ishim të kërcënuar; organi i akuzës kishte një kompleks subordinimi ndaj politikës e ndaj parlamentit; mirëpo tani organi i akuzës po na del nga duart; prokurorët, sidomos ata të njësisë speciale, dhe gjyqtarët, sidomos ata të Gjykatës speciale, do të jenë si mina shëtitëse me sahat, kështu që nuk do ishte keq sikur të merrnim ndonjë masë mbrojtëse shtesë”. Mbi bazën e kësaj logjike, u ka shkuar mendja të ndryshojnë rregulloren. Sepse nuk u ka mbetur gjë tjetër për të bërë - shkruan Nano në një editorial për të përditshmen “Mapo”.

“Lind pyetja: I ka kapur frika socialistët? Sigurisht. Madje, u ka hyrë në palcë. Ata e kanë shitur reformën si një gjë të tyren, dhe në një masë të madhe ka qenë bash kështu (ata e nisën, ata e mbështetën, ata e çuan deri në fund procesin, pa bërë asnjë naze), por kjo nuk do të thotë se drejtësia do të jetë në dorë të tyre. Mbi të gjitha, atyre u kallin datën prokuroria speciale e gjykata speciale. Kështu që përsërisim: socialistët i ka zënë frika. Demokratët e LSI-stët e kanë demonstruar me kohë që kanë qenë të terrorizuar nga reforma, por frika e socialistëve ishte një gjë e panjohur. Kjo tregon edhe njëherë se sistemi i drejtësisë që po ngrihet nuk do të jetë i kontrolluar nga palët. Me këtë bie edhe zhurma e opozitës se sistemi po bie në dorë të socialistëve” – shkruan ndër të tjera Nano. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI