Flash

Kapshticë, shefi i policisë tenton të trafikojë 2 kg heroinë drejt Greqisë

Lapsi.al 19 January 2018
Kapshticë, shefi i policisë tenton të trafikojë 2 kg

Personi që shihni në foto është Edmond Çela, me detyrë shefi i hetimit të krimit në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Korçës. Në linjën e autobusëve të linjës ‘Metro, e cila është në pronësi të tij, sot u kap në Kapshticë rreth 2 kilogramë heroinë. Droga ishte fshehur në autobus. Ky i fundit i kishte shpëtuar kontrollit të Policisë Kufitare në Kapshticë, por nuk mundi të kalonte në doganën greke.

Policia Kufitare shqiptare pati informacion se në këtë autobus po trafikohej heroinë. Pavarësisht kontrollit fizik të kryer në automjet, si dhe skanerit, Policia Kufitare e Kapshticës nuk arriti ta zbulojë atë.

U desh kontrolli i detajuar me skanerin e specializuar të palës greke, i zbuloi lëndën narkotike të fshehur në autobus. Pas kësaj, u shoqërua nga policia shoferi i autobusit, ndërkohë që vijojnë hetimet për ngjarjen.

Ndërkohë mbrëmjen e shkuar në pikën kufitare të Muriqanit u kapën rreth 4.5 kg heroinë, e cila po tentohej të trafikohej drejt Malit të Zi. Policia arrestoi 57-vjecarin Petraq Greku, i cili e kishte fshehur drogën në gomat e automjetit tip 'Renault'.

Të këshilluara

Mediat dhe Fejsbuku, fundi i një dashurie

Nga Franklin Foer Mark Zuckerberg lëvizi me shpejtësi, dhe në pak kohë shkaktoi një pështjellim të madh. Ka tronditur botën e gazetarisë, duke reduktuar në më...

16:53

Kurthi që fshihet pas aeroportit të Vlorës

Një status në Facebook i Edi Ramës që lajmëroi fillimin e punës për aeroportin e ri të Vlorës në qershor, s’ka si të mos duket lajm i mirë. I pari që u shfaq i...

15:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI