Flash

Gjuha shqipe në Maqedoni, Shqipëria i përgjigjet reagimit të Rusisë

Lapsi.al 19 January 2018
Gjuha shqipe në Maqedoni, Shqipëria i përgjigjet reagimit të

Një ditë pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme ruse, e cila dënonte qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për miratimin e shqipes si gjuhë zyrtare në Maqedoni, ka reaguar qeveria shqiptare. Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme thuhet ndër të tjera se Shqipëria shpreh keqardhje për keqinterpretimin që Rusia i ka bërë deklaratës përshëndetëse të kryeministrit Rama. Më poshtë reagimi i plotë:

Ministria e Jashtme shpreh keqardhje për keqinterpretimin e deklaratës përshëndetëse të kryeministrit Rama”.

“Ne përgëzojmë miratimin e ligjit pasi ai përmbush një nga angazhimet kyçe që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe është në frymën e kësaj marrëveshje.

Por ashtu si Rusia dhe ne jemi të jashtëm në diskutimet e brendshme politike në Maqedoni dhe synojmë të mbetemi të tille, por në të njëjtën kohë jemi shumë të interesuar dhe investojmë në harmoninë etnike, stabilitetin dhe pespektivën euro-atlantike të rajonit tonë, Ballkanit Perëndimor”, deklaron Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI