Flash

Flet Xhafaj: E vërteta e përplasjes me Ramën për shkarkimin e Çakos

Lapsi.al 19 January 2018
Flet Xhafaj: E vërteta e përplasjes me Ramën për shkarkimin

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur për herë të parë për shkarkimin e Haki Çakos nga detyra. Arsyen përse ai qëndroi kaq gjatë në detyrë edhe pse drejtorët në rrethë akuzoheshin apo shkarkoheshin njëri pas tjetrit. Ministri thotë se shkarkimet nuk janë qëllim në vetvete.

“Së pari unë nuk shkova në Policinë e Shtetit për të zëvendësuar një drejtor me një tjetër – siç ndodhi në pjesën e parë të mandatit tim që, sipas meje, ishte një lëvizje e drejtë dhe minimale për atë kohë. Me nisjen e mandatit të ri duhet të kisha një analizë më të plotë, për të kuptuar problematikat dhe zgjidhjet e nevojshme sipas Kushtetutës dhe ligjit” – thotë Xhafaj.

Por a ka pasur një përplasje mes Fatmir Xhafajt dhe Kryeministrit Edi Rama për largimin e kreut të policisë së shtetit. Ministri, sigurisht që e mohon këtë dhe thotë se nga Rama nuk ka pasur asnjë hezitim për të firmosur propozimin e shkarkimit.

“Përplasje me Ramën? Nuk besoj të ketë pasur diçka të tillë. Kur kam dërguar propozimin për shkarkimin e Çakos, qeveria e miratoi. Në këto momente, për shkak të disa prioriteteve kemi nevojë për më shumë dinamizëm, kjo është një nga arsyet e kësaj lëvizjeje në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit. Në momentin e përshtatshëm, drejtori i ri që do të vijë do të vlerësojë nevojën e lëvizjeve të reja".

Në emisionin "Kapital" të gazetarit Aleksandër Furxhi në Vizion+, Xhafaj bën edhe një koment për sulmet e opozitës për të cilat thotë se një pjesë e tyre janë “hedhje balte”.

“Kjo është një gjë normale, deri këtu nuk ka asgjë. Pastaj pjesa që ka të bëjë me sulme të motivuara politikisht për të shpifur apo për të hedhur balë, por më bën akoma më të motivuar dhe i përbuz. Kur e shikoj këtë tek disa njerëz, dhe tani shikoj se cilët janë dhe çfarë përfaqësojnë në vetvete, nuk kam asnjë lloj ndjesie. Shpesh herë ndjej një lloj përçmimi” – thotë Xhafaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kapet shqiptari me 7 kg kokainë në Itali

Mediat italiane e kanë konsideruar një nga operacionet më të suksesshme të në fushën e narkotikëve. Një 34-vjeçar shqiptar u vu në pranga pasi u kap me 7 kilogr...

21:58

Rama-Tsipras takohen në muajin prill?

Kanë nisur sot në qytetin e Korçës raundi i dytë i negociatave mes Greqisë dhe Shqipërisë për zgjidhjen e çështjeve të mbartura mes dy vendeve. Delegacionet kry...

19:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI