Flash

Eurokomisioneri Hahn: Serbia dhe Mali i Zi më të favorizuar për anëtarësim në BE në vitin 2025

Lapsi.al 19 January 2018
Eurokomisioneri Hahn: Serbia dhe Mali i Zi më të favorizuar për

Bashkimi Evropian tashmë ka nisur përpjekjet diplomatike për të përshpejtuar hapat që të sigurojë hyrjen e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në bllok. Deklarata erdhi nga eurokomisioneri Johannes Hahn në një intervistë për Reuters. Ai bëri të ditur se 2025 shihet si një afat i mundshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor ku përfshihen Shqipëria dhe Kosova, megjithatë Hahn bëri të ditur se më të favorizuara janë Serbia dhe Mali i Zi.

Komisioneri europian Johannes Hahn deklaroi për agjencinë Reuters, se Bashkimi Evropian tashmë ka nisur përpjekjet diplomatike për të përshpejtuar hapat që të sigurojë hyrjen e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Reuters shkruan se Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia shpresojnë të hyjnë në BE, por anëtarësimi i tyre në bllok, është parë me skepticizëm nga këto vend, vitet e fundit pas krizës së eurozonës si dhe pas votimit të Britanisë për tu larguar nga BE.

Duket se interesi i këtyre vendeve po venitet, raporton Reuters. Megjithatë Johannes Hahn shprehet tejet optimist për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe bëri të ditur se Serbia dhe Mali i Zi do ti bashkohen bllokut europian brenda vitit 2025 . Ka ardhur koha të përfundojmë punën e vitit 1989, tha komisioneri evropian për Reuters, duke iu referuar zgjerimit të BE drejt lindjes që pas rënies së Murit të Berlinit.

"Viti 2018 do të jetë një vit ku do të përdorim vrullin që kemi krijuar dy vitet e fundit, për të hedhur hapa në perspektivën evropiane për vendet e rajonit dhe Presidenti Jean-Claude Juncker ka treguar 2025, si një datë të mundshme për antërësim të secilit vend. Kjo është sa realiste, aq edhe ambicioze dhe varet nga secili prej vendeve kandidate, që duan të arrijnë këtë qëllim. Deri tani Serbia dhe Mali i Zi janë më të favorizurat" , tha Hahn.

Reuters shkruan se rritja e influencës ruse, kriza e emigrimit në rajon, Turqia drejt një sundimi autoritar dhe dëshira për të forcuar integrimin evropian pas largimit të Britanisë në 2019, i kanë dhënë Ballkanit një mundësi tejet të mirë për hyrjen në BE. Ndërkohë në intervistën e tij eurokomisioneri Hahn zotohet se BE do të luftojë për më të mirën e rajonit.

"Ose ne do të eksportojmë stabilitet në rajon, ose do importojmë paqëndrueshmëri nga Ballkani. Procesi i pranimit të BE është mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe kërcënimin e autoritarizmit në rajon. Unë shpresoj se kjo është një thirrje zgjimi për politikanët përgjegjës. Unë kërkoj nga vendet që të kuptojnë se bashkëpunimi është e vetmja rrugë për të ecur përpara" , deklaroi komisioneri Hahn.

Nga ana tjetër agjensia e lajmeve Reuters parashtron në artikullin e saj problematikat me të cilat hasen 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, duke renditur sistemet bankare dhe gjyqësore tejet të dobëta, konfliktet etnike që pasuan shpërbërjen e Jugosllavisë, Bosnja që mbetet thellësisht e ndarë, Serbia që nuk njeh pavarësinë e Kosovës e ndësra Mali i Zi ishte zhytur në krizë politike në 2017, shkruan Reuters.

Hahn rokonfirmoi se Strategjia e BE-së është që Serbia dhe Kosova të arrijnë një normalizim të marrëdhënieve deri në fund të vitit 2019. Ndër të tjera eurokomisioneri për çështjet e Ballkanit, tha se vrasja e udhëheqësit serb të Kosovës Oliver Ivanoviç tregoi paqëndrueshmërinë e rajonit./ora news

Të këshilluara

Rama-Tsipras takohen në muajin prill?

Kanë nisur sot në qytetin e Korçës raundi i dytë i negociatave mes Greqisë dhe Shqipërisë për zgjidhjen e çështjeve të mbartura mes dy vendeve. Delegacionet kry...

19:23

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI