Flash

“Ambasada e Skënderbuçit të Spiropalit nuk vuri një tufë me lule tek përmendorja e Skënderbeut”

Lapsi.al 19 January 2018
“Ambasada e Skënderbuçit të Spiropalit nuk vuri një

Sali Berisha deklaroi se ambasada shqiptare në Bruksel nuk vendosi lule në përmendoren e Gjergj Kastriot Skënderbeut në këtë vend.

Denoncimin e bëri me foto një emigrant shqiptar atje, i cili shkruan se pranë përmendores ishin vendosur buqeta me lule nga Kosova, Brukseli, qyteti, komuna, madje edhe nga shoqëria, por jo nga ambasada shqiptare.

Ish-kryeministri e shoqëron denoncimin e emigrantit shqiptar me një koment thumbues.

“Në Bruksel, ambasada e Skënderbuçit të Spiropalit nuk vendosi dje një tufë lule tek përmendorja e Skënderbeut!” 

POSTIMI I PLOTË SALI BERISHËS:

Në Bruksel, ambasada e Skënderbuçit të Spiropalit nuk vendosi dje një tufë lule tek përmendorja e Skënderbeut!

Lexoni mesazhin nga Brukseli të emigrantit dixhital. sb

“Zoti Berisha do ju flisja për një problem që vura re sot në Bruksel pranë memorialit të heroit tonë kombëtar afër qendrës në Parkun Josafat të qytetit ..Shteti shqiptar e ka trumbetuar më të madhe vitin e heroit tonë, por çfarë ndodh në nderim të tij, është e kundërta…Mbi piedestalin e shtatores së tij kishte kurora të shumta si e ambasadës së Kosovës në Bruksel e echevinit të komunës së Bruksel Kapital e të komunës së Shaeerbeck ku ndodhet shtatorja dhe një buqetë e madhe e shoqërisë qytetare Bruxeloise dhe unë në mënyrë modeste vura një tufë trëndafila në përkujtim të heroit…

I ngazëllyer nga nderimet që i kemi obligim por dhe nga nderimet që na bëjnë të tjerët, po largohesha për në banesën time, por një zë i ngrohtë e burrëror më bëri të kthehem pas!? Ishte Gjergji që më shihte me ata sy të ngurtë e plot shkëlqim. …A ka Ambasada të Arbrit këtu në kryeqytetin e Evropës!? E shtoi ambasadë e ambasador shqiptar doja të thosha…ashtu siç kishim në katër cepat e Evropës në kohën time…Nuk dija si t’i përgjigjesha në përhumbjen time, e mu kujtua lideri global e fjalët e tij “Do të bëjmë shtet”. Hajde shtet hajde po thosha me vete…

Ktheva kokën e pashë Gjergjin që kishte mbajtur qëndrimin e tij madhështor e të ngurosur me shpatën e mburojën e vendosur përpara këmbëve si i çuditur nga mos përgjigja ime… PS. zoti Berisha kam fotografuar kurorat me shënim përkatës, po nuk di ku t’jua postoj fotot e shtatores, ku mungonte vetëm kurora e ambasadës shqiptare në nderim të heroit”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI