Flash

5 Misteret e pikturave të famshme të Leonardo da Vinçit

Lapsi.al 19 January 2018
5 Misteret e pikturave të famshme të Leonardo da Vinçit

Çfarë misteresh të tjera fshihen pas pikturave të legjendës Leonardo Da Vinçit?Bright Side sjell disa prej tyre dhe zbulimet e bëra së fundmi nga shkencëtarët.

  1. Një gabim në pikturën e Salvator Mundi

Nëse shikoni me vëmendje pikturën, do të vini re që sfera që jezusi mban në dorë është transparente.Por Leonardo I cili ka studiuar shkencën e optikës, duhet ta dinte që sfondi mbas sferës së kristaltë nuk mund të paraqitej në atë lloj mënyre. Sfondi duhet të ishte më I zmadhuar dhe duhet të dalë jashtë fokusit.

  1. Një fakt suprizues për The Last Supper (Darka e fundit)

Çfarë mund të bashkonte Jezusin dhe Judën në këtë kanavacë? Ekziston një teori bazuar tek I njëjti person I cili ishte model për të dy rolet. Fatkeqësisht nuk dihet kush ishte ky person.

Bazuar në legjendë, da Vinci e gjeti jezusin e tij në korin e kishës ku më vonë shërbeu si këngëtar.Më vonë ku piktura thuajse kishte përfunduar, mjeshtrri nuk mund të gjente asnjë për rolin e Judës dhe ky ishte momenti kur ai erdhi mbi një njeri të dehur që shtrihej në hendek.Kur da Vinci e përfundoi pikturën si dhe imazhin e Judës, modeli pranoi se e kujtonte këtë pikturë pasi kishte pozuar për atë, si jezusi 3 vite më parë.

  1. Një fakt tjetër suprizues për Darkën e fundit

Një detaj tjetër interesant në këtë pikturë është kripa e përmbysur e vendosur ngjitur me Judën. Është e mundur që kjo të mbështesë besimin se kripërat e derdhura çojnë në telashe, meqë piktura përshkruan momentin kur Jezusi thotë se një nga të mbledhurit do ta tradhtonte.

  1. Një zbulim I kohëve të fundit për portretin e Isabella d’Este

Portreti I Isabelle d’Este është zbuluar së fundmi dhe sipas shkencëtarëve I përket Leonardo da Vincit. Thuhet të jetë një prej punëve të tij pasi  është përdëror i njëjti pigment dhe e njëjta shtresë si në pikturat e tjera. Ndër të tjera dhe imazhi i gruas është tepër i ngjashme me Mona Lisin më saktë buzëqeshja.

  1. Versione të ndryshme të Lady ëith an Ermine (Zonja me një hermelinë)

Zonja me një hermelinë (The Lady ëith an Ermine) kaloi përmes një teknike të re skanimi dhe suprizoi shkencëtarët me faktin që hermelina siç tregohet në pikturë nuk ishte gjithmonë. Dy versionet e portretit ishin pikturuar në të njëjtën kanavacë përpara se të merrnin formën përfundimtare që njohim tani.Versioni I parë ishte pa hermelinën ndërsa I dyti përshkruan një kafshë.

Përshtati: © LAPSI.AL

Të këshilluara

(VIDEO) Si prodhohet paraja…

Paraja, zëvendësuesja e metodës natyrale të këmbimit: “të mira materiale për të mira materiale”, është një letër me shumë vlerë, dhe për t’a prodhuar përdoret t...

20:56

Modelet e flokëve trend për 2018 (FOTO)

Fjala ombre vjen nga gjuha franceze dhe do të thotë "Hije". Një ombre e bukur nuk sakrifikon stil por të bën të dukesh më e guximshme më e gjallë apo dhe më nat...

16:39

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI