Flash

Zbulohen informacione të reja rreth makinës me të cilën u vra Oliver Ivanoviçi

Lapsi.al 18 January 2018
Zbulohen informacione të reja rreth makinës me të cilën u

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se Policia e Kosovës ka ka identifikuar një numër të shasisë së veturës së djegur, e cila është gjetur në Veri të Mitrovicës, dhe e cila besohet se është e përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Nëpërmjet një njoftimi, MPB ka bërë të ditur se si rezultat i bashkëpunimit me një shtet të BE-së, ka rezultuar se vetura në fjalë, që nga viti 2009, ka qenë në një adresë të caktuar në Serbi.

MPB ka treguar po ashtu se Policia ka arritur të sigurojë se kujt i është shitur po e njejta veturë në vitin 2017.

Ky është njoftimi i plotë i MPB-së:

Ministri i Punëve të Brendshme, z.Flamur Sefaj, me t’u njoftuar me aktin kriminal që ndodhi në veri të Kosovës, si rezultat i të cilit u vra Oliver Ivanoviq, ka vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat e MPB-së, me qellim që akterët e këtij krimi të kapen sa më parë.

Në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, e cila që nga momenti i parë është në vendin e ngjarjes dhe së bashku me mekanizmat tjerë relevantë të sigurisë dhe në koordinim me organet e ndjekjes eshte duke e trajtuar në mënyrë serioze aktin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Policia e Kosovës ka identifikuar një numër të shasisë së veturës së djegur e cila eshte gjetur në Veri të Mitrovicës e cila besohet se është e involvuar në vrasjen e Oliver Ivanovic-it dhe të cilën menjëherë ka arritur ta lokalizoj përmes kanaleve ndërkombëtare të komunikimit, në një shtet të BE-së.

Si rezultat i bashkëpunimit me këtë shtet të BE-së, gjithnjë në nivel operacional-policor, ka rezultuar se vetura në fjalë, që nga viti 2009 ka qenë në një adresë të caktuar në Serbi e po ashtu ka arritur të siguroj se kujt i është shitur po e njejta veturë në vitin 2017.

Me këtë rast, Ministri Sefaj së bashku me Drejtorin e Pergjitheshëm te Policisë së Kosovës, tashmë kanë dërguar njoftimin tek Prokurori i rastit i cili është në proces të dërgimit të kërkesës së tij nëpërmes kanaleve zyrtare për ndihmë juridike ndërkombëtare tek autoritetet serbe.

Institucionet e rendit, duke filluar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, Ministria e Drejtësisë, posedojnë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të hetuar këtë rast, dhe jane ne maksimum te perkushtuara që këtij akti kriminal t’i japin sa më shpejtë një epilog.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI