Flash

Sonte Sokol Balla fillon 'Real Story' dhe fut një kunjë për Top Channel

Lapsi.al 18 January 2018
Sonte Sokol Balla fillon 'Real Story' dhe fut një kunjë

"Topin e lamë tek Topi, këtu do të tregojmë lajme të vërteta në Real Story". Kështu e ka komentuar sot në mbrëmje në lajmet e Vizion Plus, fillimin e emisionit të tij në këtë ekran gazetari Sokol Balla. Ai tha se qëllimi i vazhdimit të sezonit të tij nuk do të jenë lajmet scoop që qëmtojnë portalet, por gjetja e pse-ve për problemet që shtrojnë qytetarët.

Burime të Top Channel bënë me dije se Balla u largua nga ky ekran si pasojë e presionit që ushtronin drejtuesit e TV-së për të ndryshuar linjën editoriale nga pro në kundër qeverisë. Ndërsa drejtuesit e Top Channel që kanë bërë një kthesë të papritur editoriale pretendojnë se Balla nuk i përgjigjej frymës së re kritike ndaj Ramës.

Premiera në Vizion Plus do të shërbejë  në një farë mënyre edhe për të zgjidhur dilemën se kush kishte të drejtë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI