Flash

Sondazhi i Gallup/ Shqiptarët ndër më besnikët ndaj Trump 

Lapsi.al 18 January 2018
Sondazhi i Gallup/ Shqiptarët ndër më besnikët ndaj

Shqipëria, Kosova dhe Polonia janë të vetmet vende që mbështesin Presidentin Donald Trump në Europë. Kjo të paktën sipas një sondazhi të Gallup, mbi mbështetjen e Presidentit Trump në vende të ndryshme të Botës.

Refereuar sondazhit më të fundit të Gallup, në Kosovë dhe Shqipëri mbështetja për Presidentin amerikan për punën e tij në vitin e parë në krye të Shtëpisë së Bardhë është në kuotat e 75 dhe 72 %.

“Nuk është e pazakontë që shqiptarët të jenë në krye të kësaj liste; zakonisht nga ta jepen vlerësime shumë të larta për udhëheqjen amerikane”, shkruhet në raport.

Ndërkohë referuar vendeve të tjera të Rajonit, mbështetja për Trump ka një diferencë të dukshme krahasuar me Kosovën dhe Shqipërinë. Në maqedoni mbështetja është në kuotën e 45 %, në Rumani 41 %, në Bosnje dhe Bullgari 28 %, ndërsa në Kroaci mbështetja është në kuotën e 24 %.

Në vendin e fundit renditet Serbia me vetëm 16 %.

Të këshilluara

Kjo qeveri po kalbet

Nga Astrit Patozi Nese fotot panoramike të mëngjesit në facebook-un e kryeministrit quhen punë, timonieri i "Rilindjes" po qeveris mirë. Nëse pemët që mbill...

21:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI