Flash

Serbët, hetime paralele për vrasjen e Oliver Ivanoviç

Lapsi.al 18 January 2018
Serbët, hetime paralele për vrasjen e Oliver Ivanoviç

Autoritetet serbe po kryejnë hetime të pavarura për vrasjen e Oliver Ivanoviçit. Drejtori i policisë serbe Vladimir Rebiç tha se EULEX-i ende nuk i kishte kthyer përgjigje mbi kërkesën për përfshirjen e hetuesve serbe në hetimet që po kryen në Kosovë.

Nga hetimet paralele të palës serbe ende nuk ka asnjë të dyshuar për vrasjen. Rebiç tha se makina me të cilën u krye atentati ishte shitur disa herë dhe hetuesit po kontrollojnë të gjithë personat që e kanë pasur në pronësi.

“Ky automjet është shitur disa herë dhe po përpiqemi të gjejmë se cili ka qenë blerësi i fundit. Nuk mund të flas më shumë, për të mos rrezikuar hetimin”.

Kërkesën, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ia bëri mbrëmjen e së mërkurës homologut të tij kosovar Hashim Thaçi, përmes një bisede telefonike. Përmes një postimi në Facebook presidenti kosovar tha se i kishte shprehur Vuçiçit gatishmërinë për të bashkëpunuar, duke u bazuar në ligjet kosovare. Po ashtu kreu i shtetit kosovar kërkoi vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI