Flash

Reshjet e borës/ Zonat problematike dhe akset e pakalueshme në vend

Lapsi.al 18 January 2018
Reshjet e borës/ Zonat problematike dhe akset e pakalueshme në vend

Reshjet e dendura të dëborës të rëna gjatë natës kanë mbuluar fshatrat malore të Librazhdit, Gramshit dhe Elbasanit, ku trashësia arrin deri në 10 cm. Situatë problematike paraqitet në aksin Lunik-Steblevë pasi në fshatin Zgosht ka patur rrëshqitje të tokës.

Nga moti i keq me stuhi u krijuan probleme të furnizimit me energji elektrike në disa fshatra të Librazhdit. Gjatë natës u ndërhy në aksin kombëtar Prrenjas-Qafë Thanë ku tashmë rruga është e kalueshme.

Edhe në rajonin e Korçës janë krijuar probleme për qarkullimin e makinave si pasojë e reshjeve të dendura të borës gjatë natës.

Në aksin Korçë-Kapshticë, Liqenas-Dogana e Goricës ka prezencë të madhe të ngricave dhe qarkullimi është i vështirë. Akset Korçë-Dardhë dhe Korçë-Voskopojë janë të kalueshme vetëm me përdorimin e zinxhirëve. Në portin e Vlorës mbetet i pezulluar lundrimi detar për shkak të motit të keq me reshje dhe erë të fortë.

Ndërsa në Durrës ka patur vonesa të nisjes së tragetit për në Bari. Gjithashtu trageti në Portin e Durrësit pritet të ankorohet më shumë orë vonesë për shkak të dallgëve deri në 9 ballë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI