Flash

Peshqit e mëdhenj/ Ambasadori amerikan Lu i prerë: Nuk duam premtime, duam rezultate

Lapsi.al 18 January 2018
Peshqit e mëdhenj/ Ambasadori amerikan Lu i prerë: Nuk duam premtime,

Ambasadori amerikan Donald Lu flet edhe një herë tjetër për peshqit e mëdhenj. Në një intervistë dhënë kryeredaktorit të gazetës Dita, Adrian Thano, ambasadori Lu shprehet se shqiptarët janë të lodhur nga pritja 27-vjeçare për drejtësi. Po ashu ai thotë se efektet e para të drejtësisë janë ndjerë tashmë, pasi ka njerëz të korruptuar që janë trembur.

Ndërkohë, në lidhje me ata që i quan peshq të mëdhenj ai ka pyetur sërish se ku janë këta peshq që u premtuan se do të kapeshin. Lu është shprehur se nuk duhen premtime, por rezultate konkrete në lidhej më këtë çështje.

“Populli shqiptar me të drejtë është lodhur nga pritja për 27 vjet për drejtësi. Jam optimist se do të shohim dëgjesat e para për vetingun në shkurt. Po ashtu jam optimist se parlamenti do të ngrejë Këshillin e Lartë të Prokurorisë në mars ose prill, çka i hap rrugën përzgjedhjes së një Prokurori të Përgjithshëm të ri dhe krijimit të SPAK dhe BKH. Efektet e para janë ndjerë tashmë. Ka njerëz të korruptuar që kanë frikë. Reforma e gjyqësorit ka filluar dhe populli shqiptar duhet të jetë i paduruar për frytet e kësaj reforme. Ku janë peshqit e mëdhenj të premtuar? Këtë pyetje i bëj çdo zyrtari të qeverisë që takoj. Shqiptarët kanë parë njëfarë përparimi por jo rezultatet e mëdha që presin. Gjyqi i Emiljano Shullazit është drejt fundit. Në dhjetor, Gjykata e Lartë ra dakord të shqyrtojë lirimin para kohe të Lul Berishës nga burgu. Policia ka rritur në mënyrë dramatike përpjekjet për të kapur Klement Balilin. Por nuk duam premtime, duam rezultate. Njerëz seriozë në qeveri dhe në opozitë kërkojnë rezultate. Kjo përpjekje ka mbështetjen e plotë të prokurorëve federalë të SHBA dhe agjencive ligjzbatuese amerikane. Dhe ka mbështetjen time të plotë.”  - tha ambasadori amerikan.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI