Flash

Paralajmërimi i ashpër për Turqinë: Ju rrëzojmë avionët...

Lapsi.al 18 January 2018
Paralajmërimi i ashpër për Turqinë: Ju rrëzojmë

Qeveria siriane ka paralajmëruar Turqinë kundër nisjes së një fushate ajrore ndaj objektivave kurde në provincën e Afrinit. Ankaraja zyrtare ka kërcënuar me sulme ajrore militantët kurdë, por Damasku i është përgjigjur ashpër.

“Ne paralajmërojnë lidershipin turk se nëse nisin operacione luftuese në zonën e Afrinit, kjo do të konsiderohet një akt agresioni i ushtrisë turke”, tha për median shtetërore zv-ministri i Jashtëm sirian, Faisal Meqdad.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore të Sirisë janë në funksion të plotë dhe të gatshëm të shkatërrojnë avionët turq në qiejt e Republikës Arabe të Sirisë”, tha ai.

Deklarata e ashpër vjen pasi zyrtarët turq kërcënuan të sulmojnë militantët kurdë në përpjekje për të parandaluar krijimin e një “ushtrie” kufitare kurde të mbështetur nga amerikanët në Afrin, në veriperëndim të Sirisë.

Një operacion i mëparshëm i ushtrisë turke në vitin 2016-2017 përfundoi pa u kundërshtuar ushtarakisht nga Siria. Por, tani, Assad duket se e ndjen veten më të fuqishëm përballë ish-mikut të tij, tashmë armik të ashpër, Recep Tayyip Erdogan. /klan

Të këshilluara

Shembet ura, 12 të vdekur në Kolumbi

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e shëmbjes së një ure në Kolumbi. Autoritetet bëjnë të ditur se janë të paqarta dinamikat e ngjarjes tragjik...

23:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI