Flash

Naftëtarët protestë para prefekturës së Fierit: PS nga groposi, nuk kemi bukë, duam pagat

Lapsi.al 18 January 2018
Naftëtarët protestë para prefekturës së Fierit: PS nga

Punonjësit e Kompanisë ARMO kanë protestuar edhe sot para prefekturës së Fierit duke bllokuar qendrën e qytetit për disa minuta. Naftëtarët e Rafinerisë së Fierit dhe Ballshit janë shprehur kundër vendimit të ministrit Arben Ahmetaj për nxjerrjen e 1200 punonjësve si të papunë dhe trajtimin e tyre me asistencë sociale. Ata deklarojnë se do të përshkallëzojnë protestat.

Naftëtarët shprehen se protesta e tyre nuk është politike, ndërsa kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës dhe jo trajtimin e tyre me asistencë. Protestuesit i kanë bërë thirrje ministrit Ahmetaj që të vijë në Fier dhe të shikojë gjendjen reale të tyre dhe të kompanisë dhe jo të bëjë deklarata nga Tirana.

Kërkojmë puna dhe pagat, asgjë tjetër. Për këto arsye është bllokuar rruga. Ne nuk jemi me protestën e opozitës në 27 janar. Nuk jemi për protestë politike, ne duam bukë. Këtu nuk ka faj kryeministri, por ata ministrat e tjerë. Arben Ahmetaj të vijë këtu në Fier, jo ta mbajë monopol. Dubai, Kuvajti me cfarë bëhen, nafta çanë bllokadën, shikoni si jemi ne si në Indi këtu. Do të ngujohemi këtu, nuk do të lëvizim.  Ai mori votat tona. Fieri voton vetëm për PS dhe PS-ja na groposi.  Nuk kemi bukë. Ne jemi punonjësit e ARMO-s, ministri tha punonjësit të marrin 110 mijë lekë, por ARMO është gjallë. Në duam drejtësi dhe drejtësinë ta bëjë Edi Rama. Paratë që ministri të na japë ne, ti vendosë në dispozicion të kompanisë dhe specialistët që kemi ne do e vendosin në punë. Nëse nuk na jepni zgjidhje na shtypni edhe ne me makinë, ne nuk largohemi” - u shprehën naftëtarët.

https://www.youtube.com/watch?v=374wfyAhFYo&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI