Flash

Mesazhi që shpërndan Arta Marku duke luftuar dhëmb për dhëmb çiftin Gina-Gashi

Lapsi.al 18 January 2018
Mesazhi që shpërndan Arta Marku duke luftuar dhëmb për

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi të mërkurën se do dërgonte në gjyq dy ish-drejtues turq të kompanisë “Kurum”, të akuzuar për “Mashtrim në shuma të mëdha”. 

Por në fund të njoftimit, institucioni u kujdes të theksojë se kjo ishte një dosje e prokurores Armanda Xhaferraj, e cila ishte përplasur publikisht me ish-drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina.

Në njoftimin zyrtar, Prokuroria e Përgjithshme shkruante se “Prokuroria Elbasan ka dërguar për gjykim shtetasit K. Z. dhe Y. A. Theksojmë se procedimi është një prej atyre, për të cilat u zëvendësua prokurorja Armanda Xhaferri nga ish-drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina”.

Sqarimi nuk ishte i rastësishëm. Dritan Gina është prokurori që pak ditë më parë kërkoi ekspertizën psiko-ligjore të Arta Markut, pasi kjo urdhëroi shkarkimin e tij nga Elbasani. Më herët, bashkëshortja e tij ishte larguar nga Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Dy prokurorët bashkëshortë u shmangën nga Arta Marku, pasi ishin promovuar nga Adriatik Llalla. Por të dy nuk e lanë me kaq dhe denoncuan Markun.

Është e qartë se dosja “Kurum” u përdor për të sulmuar prokurorin, që nuk e priti mirë shkarkimin nga detyra. Njoftimi lë të kuptohet se Gina e kishte ndryshuar prokuroren e çështjes Armanda Xhaferri për të ndikuar në zvarritjen e hetimeve.

Por nga verifikimet në faqen e internetit të Gjykatës së Elbasanit, rezulton se dosja në ngarkim të ish-zyrtarëve të ‘Kurum” është dërguar për gjykim nga prokurori Anton Pali në 12 Janar.

Ishte prokurori Anton Pali që i përfundoi hetimet megjithë zëvëndësimin e prokurores Xhaferraj dhe bëri gati për gjykim dosjen. Fakti që dosja u dërgua në gjykatë tregon se hetimet për këtë çështje kishin ecur para dhe nuk ishin zvarritur.

Por më shumë se sa detajet e një dosjeje, ky rast vlen për t’u njohur me mënyrën si po e drejton Arta Marku, prokurorinë e Përgjithshme. Megjithëse “e përkohshme”, Marku ka vendosur t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb prokurorëve të shkarkuar dhe në këtë përplasje nuk kursehen as përdorimi i dosjeve të veçanta dhe as sulmet mediatike.

Në këtë situatë është e lehtë të shpërndahet mesazhi se “gjuetia e shtrigave” ka nisur. Tani edhe prokurori me dosjen më të parëndësishme e di se çfarë e pret nëse nuk i bindet vullnetit të Arta Markut.

Mesazhi duhet të ketë mbërritur edhe tek prokurorët e dosjes Tahiri. Që pas emërimit të Arta Markut, për ish ministrin e Brendshëm vijnë lajme të mira nga procesi gjyqësor. Miku i tij Orest Sota ka dalë nga burgu, ndërsa gjykata i ktheu pasaportën dhe kartën e identitetit. Duket se sa më shumë egërsohet Arta Marku me prokurorët e shkarkuar, aq më shumë zbuten prokurorët e dosjes Tahiri.

Këtë erë të re që po fryn në prokurori, opozita e kishte paralajmëruar. Me gjithë përbetimet e deputetëve socialistë se Arta Marku do të ishte një prokurore e përkohshme, pa shumë kompetenca, që nuk do të ndikonte në dosje të caktuara, duket se përplasja e Arta Markut me prokurorët dhe metodat që po përdor ajo i japin më shumë arsye opozitës të protestojë kundër zgjedhjes së saj.©Lapsi.al

Të këshilluara

Kurthi që fshihet pas aeroportit të Vlorës

Një status në Facebook i Edi Ramës që lajmëroi fillimin e punës për aeroportin e ri të Vlorës në qershor, s’ka si të mos duket lajm i mirë. I pari që u shfaq i...

15:17

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI