Flash

Mediat në Prishtinë, dyshime për shëndetin e Isa Mustafës. Zbulojnë sëmundjen që e ka prekur

Lapsi.al 18 January 2018
Mediat në Prishtinë, dyshime për shëndetin e Isa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafaj vazhdon të jetë i shtruar në një spital në Gjermani për kurim. Ndonëse familjarët e tij thonë se gjendja po përmirësohet, mediat në Prishtinë ngrenë dyshime për shëndetin e tij. Sipas Express, mjekët kosovarë dyshojnë se kryetari i LDK-së është prekur nga sindroma “Guillain-Barré syndrome” Trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë dhe sëmundja mund të lërë pasoja.

Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik.

Qeveria e Kosovës është shprehur e gatshme për t'i dhënë një fond financiar për kurim ish-kryeministrit, por familja e tij më parë duhet të bëjë një kërkesë. E Isa Mustafa, nuk është i vetmi politikan kosovar që po kërkon trajtim shëndetësorë jashtë Kosovës. Një gjë të tillë tashmë është duke e bërë ish-kryeministri në ekzil, Bujar Bukoshi. Atij, Qeveria e Kosovës ia kishte ndarë 90 mijë euro vitin e kaluar. Shërim jashtë Kosovës kishte kërkuar edhe ish-kryeministri tashmë i ndjerë Bajram Rexhepi. Në vitet e fundit, katër politikanë kosovarë që kanë mbajtur pozita të larta institucionale kanë marrë trajtim mjekësor jashtë vendit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI