Flash

Kush është miku i Emiliano Shullazit që u arrestua sot për vënie tritoli

Lapsi.al 18 January 2018
Kush është miku i Emiliano Shullazit që u arrestua sot për

Klajdi Gjeçi i arrestuar sot nga policia e Tiranës për vendosjen e tritolit në mjetin e biznesmenit të inerteve dhe i dënuar me burg për vjedhje nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai njihet si miku i Emiliano Shullazit dhe është arrestuar edhe më herët, më maj të 2015-ës për plagosjen e 18-vjeçarit, Mateo Zoga.

“Më datën 12.05.2015, rreth orës 15.30, në rrugën “Komuna e Parisit”, për morive të dobëta ka goditur me levë hekuri, duke i shkaktuar dëmtime serioze për shëndetin shtetasit Mateo Zoga, I datëlindjes 1997, lindur dhe banues në Tiranë” - bëjnë me dije burime pranë policisë. Në dhjetor të vitit vitin 2012, Gjeçi u arrestua për armëmbajte pa leje, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij iu gjet dhe iu bllokua një armë zjarri pa leje pistoletë. Kontrolli u krye në bazë të dyshimeve të policisë, pasi Gjeçi hetohej se kishte gisht në vendosjen e eksplozivit në banesën e zv/drejtorit të policisë së Tiranës, Dorian Muça më 8 dhjetor 2011.

Por në të dyja këto raste Gjeçi është lënë i lirë nga gjykata. Gjyqtari Kreshnik Omari arsyetoi se edhe pse policia i kishte gjetur dhe bllokuar një armë zjarri në banesë Gjeçit, kontrolli nuk ishte kryer në kushtet e flagrancës. Edhe sipas vendimit të gjykatës, për kontrollin e banesës së Gjeçit, duhej të kishte pasur më parë një vendim gjykate. Ndërkohë që edhe në 2015-ënu la i lirë i dëmtuari tërhoqi padinë ndaj tij, duke dekalruar se mosmarrëveshjet mes tyre ishin sheshuar.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI