Flash

Kulisat / Lufta Duka – Fino për fatin e 12 votave

Lapsi.al 18 January 2018
Kulisat / Lufta Duka – Fino për fatin e 12 votave

Një betejë e ashpër politiko-ligjore-sportive po zhvillohet në kulisa se kush do të fitojë 12 vota më shumë apo kush do ti shmangë ato në asamblene zgjedhore të FSHF-së. Që në fillim të garës së tij kandidati socialist, Bashkim Fino vuri re një anomali. Nga 66 vota që ka asambleja zgjedhore e futbollit, 12 prej tyre i përkasin shoqatave të ndryshme, si atyre rajonale, po ashtu edhe atyre të trajnerëve, mjekëve sportivë etj. Por Fino theksoi se ato nuk janë institucione të regjistruara në gjykata, pra janë fantazëm dhe sipas ligjeve shqiptare atyre u mohohet e drejta e votës. “Zbulimi” i kandidatin socialist bëri bujë të madhe, aq më tepër që ai paralajmëroi çuajrjen në prokurori të këtyre 12 shoqatave dhe këtë akt e kreu klubi i futbollit të Flamurarit i cili mbështet kandidatin socialist.

E vënë përbalë kësaj kapjeje në flagrancë, FSHF-ja aktuale e drejtuar nga Duka rreagoi në fillim në mënyrë të mefshët. Ajo e njohu faktin se shoqatat nuk janë të regjistruara sipas ligjit, por ajo përdori llogjikën e faktit të kryer. “Këto shoqata kanë votuar gjithmonë, ato kanë qenë pjesë e FSHF-së që para vitit 2002, kur Armando Duka u bë president, dhe fakti, se të gjitha vendimet e asamblesë së FSHF-së që janë votuar edhe prej tyre, janë depozituar si të tilla në gjykatë” qenë argumantat e mbështetësve të Dukës që e bënë presidentin e FSHF të deklarojë publikisht se ato do të votojnë patjetër në datën 7 shkurt.  

Mërëpo çështja u koklavit më shumë kur mbështetësit e Finos e shpunë këtë “skandal” në prokurori. Reagimi i menjëhershëm i shoqatave që komandohen nga Armando Duka ishte edhe ai juridik. Ato zunë rradhën për tu formalizuar duke u rregjistruar në gjykatë.

Po këtu lindi një problem tjetër: nëse ato shoqata po shkojnë të regjistrohen tani, a është ky pranimi i faktit se ato deri më tash nuk kanë qenë të rregullta? Po nëse është kështu, pra nëse ky fakt pranohet dhe ato njihen si shoqata të regjistruara rishtaz, a kanë ato të drejtë të marrin pjesë në një garë që tashmë ka nisur?

Kjo është lufta për vota që po zhvillohet në kulisa. Duka kërkon një garë me 66 votues ku janë të përfshira edhe shoqatat fantazëm, me të cilat ai ka mbajtur marëdhënie, i ka qërasur me fonde, dhe i ka nën kontroll.

Fino do një sfidë me 54 vota, ku 12 shoqatat që ai i konsideron si mbështetëse të Dukës të jenë të përjashtuara, gjë që për pasojë do t’i japte më shumë peshë votave të bashkive socialiste që Fino pretendon t’i kontrollojë.

Pra, pas fasadës së kësaj beteje parimore dhe juridike fshihet një kalkulim meskin votash, që sipas të gjitha gjasave do të përcaktojë edhe fituesin e ardhshëm.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Kurthi që fshihet pas aeroportit të Vlorës

Një status në Facebook i Edi Ramës që lajmëroi fillimin e punës për aeroportin e ri të Vlorës në qershor, s’ka si të mos duket lajm i mirë. I pari që u shfaq i...

15:17

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI